Topi, takime me Diasporen ne SHBA
Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate qendrimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes zhvilloi takime me komunitetin shqiptar ne Boston si dhe mori pjese ne 100-vjetorin e Kishes Ortodokse Shqiptare ne Amerike. Para bashkekombesve tane ne SHBA, kreu i shtetit theksoi vemendjen e madhe dhe raportet e tij me diasporen qe do te jene te vazhdueshme dhe intensive ne menyre qe te gjithe shqiptaret ne cdo cast te ndihen si ne atdheun e tyre. "Ne i njohim kontributet e Diaspores per te mbeshtetur hallet e Shqiperise pergjate nje shekulli, qe nga koha e Pavaresise e deri ne ditet e sotme", theksoi Presidenti Topi. Ai vuri ne dukje se ishin pikerisht lobingjet e fuqishme te Diaspores, qe bene te mundur qe zeri i Kosoves te degjohej paster ne Kongresin Amerikan dhe ne Departamentin e Shtetit dhe per ta cuar ate ze kaq te fuqishem deri ne ato nivele per te cilat u sakrifikua shume. "Shqiperia dhe Kosova jane krenare, qe bijte e tyre jane te suksesshem ne diaspore, kane ditur te integrohen fuqishem ne jeten ekonomike e sociale te Amerikes, jane integruar si qytetare te devotshem e te kulturuar duke asimiluar vlerat demokratike, qe ky vend perfaqeson", u shpreh Kreu i shtetit. I shoqeruar nga Zonja e Pare, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, Presidenti mori pjese dhe ne mbremjen e madhe festive me rastin e njeqind vjetorit te themelimit te Kishes Ortodokse Shqiptare ne Boston nga Imzot Fan S. Noli. Gjate kesaj ceremonie, Presidenti vleresoi kontributin e pashembullt qe te Fan S. Nolit duke e nderuar pas vdekjes me Urdhrin e larte "Gjergj Kastrioti Skenderbeu". "Eshte privilegj dhe kenaqesi e madhe per mua, qe sot gjendem ne mes Jush, ne mes te bashkekombesve te mi, per te kremtuar se bashku 100-vjetorin e Kishes Ortodokse Shqiptare ne Amerike. Zoti iu dergoi si dhurate Nolin per t'i bashkuar, organizuar dhe orientuar ne rrugen drejt zhvillimit e integrimit ne shtetin amerikan, por duke ruajtur gjalle vlerat dhe kulturen e kombit te tyre", u shpreh Topi. Kreu i shtetit vleresoi faktin qe tradicionalisht te gjitha besimet nder shqiptare, Myslimane, ortodokse e katolike, kane pasur e propaganduar si qellim kryesor bashkejetesen mes tyre. R.Rapushi