Lëvizja e lirisë merr përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë në Dobrosin

Faksimilja e komunikates
Organizata e quajtur Lëvizja e lirisë e ka marrë përsipër sulmin ndaj policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit, nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për media.
Në natën e së enjtes, më 17.05.2012, në ora 01:45, është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditjen e postës policore, e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Operacionin e kreu njësia Shqiponjat e gardës Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të Lëvizjes së Lirisë. Efektivët që kryen aksionin ishin 9 pjesëtarë.
Efektivët e njësisë, kanë shkrehur armët mbi postën policore në distancë 15-20 metra. Armët që u përdorën ishin: pushkë automatike, mitralozë dhe kalibra të mëdhenj. Njësia Operative raporton se aksionin e kreu me sukses dhe pa dëme në palën tonë, thuhet në njoftimin e organizatës me emrin Lëvizja e Lirisë.
Komunikata mban logon LËVIZA E LIRISË, datën si dhe vulën e nënshkruar nga drejtoria rajonale e Lëvizjes së Lirisë.