E Shtunë, 31 Tetor 2026

E bindur për fundin e botës, i jep fund jetës

Isabel Taylor / Foto Daily Mail

Një adoleshente i ka dhënë fund jetës pas përballjes me skenarët e mundshëm të fundit të botës në internet.

16-vjeçarja Isabel Taylor, 16 vjeçe, ishte kthyer në besimtare budiste pas përballjes me padrejtësitë e botës modern, por gjatë kërkimeve në internet ajo u përball me skenarë të ndryshëm të fundit të botës.

16-vjeçarja mesa duket është bindur se botës do ti vinte shumë shpejt fundi për shkak të një shpërthimi të një superbombe atomike.

Ajo kishte kërkuar në internet se si ti jepte fund jetës me anë të një overdoze, por u gjet e varur në dhomën e saj të gjumit.

Prindërit e saj u shprehën se vajza ishte në kërkim të një bote të përkryer dhe pa komplikime, ku ço qenie të jetonte mes vlerave të vërteta dhe në paqe. Por kur e pa se ajo që ëndërronte ishte ndoshta e pamundur, Isabel filloi të besonte se botës shpejt mund ti vinte fundi.

Ajo nisi të fliste shpesh kur uleshim në tryezë për fundin e botës në vitin 2012. Ne i kemi shpjeguar disa herë se kjo nuk do të ndodhte dhe përpiqeshim të bënim biseda më të gëzueshme.

Ajo filloi të kërkonte në internet dhe lexonte artikuj për mënyrën sesi bota do të merrte fund. Dy skenarët që nisën ta shqetësonin seriozisht ishin njollat diellore dhe bomba atomike, thotë e ëma.

Ajo i dha fund jetës duke u vetëvarur pas leximit për disa orë rresht të artikujve mbi fundin e botës. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›