E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma shendetesore deshton perpjekja e republikaneve

Senati amerikan, sikundër pritej, nuk e ka rrëzuar reformën shëndetësore të presidentit amerikan, Barack Obama. Iniciativa e republikanëve për të rrëzuar arritjen më të madhe në politikën e brendshme të presidentit Obama, dështoi prej mazhorancës demokrate. 
Për të çuar në dështimin e reformës, republikanëve iu nevojiteshin 60 nga 100 vota senatorësh. Konservatorët kanë vetëm 47 mandate në Dhomën e Ulët të Kongresit. Republikanët nuk mundën të bënin për vete asnjë nga demokratët. Votimi u mbyll me  51 vota kundër  e 47 në favor Senati hodhi poshtë kërkesën e republikanëve për të  hequr nga legjislcioni amerikan  ligjin për shëndetsinë që ka për qëllim  pajisjen me sigurime shëndetsore të 30 milion amerikanëve. 

Para dy javësh, Dhoma e Përfaqësuesve, e dominuar nga republikanët votoi qartë për mosfutjen në fuqi të reformës shëndetësore. Megjithatë kjo votë ishte vetëm simbolike, sepse për të rrëzuar ligjin, nevojitet miratimi i të dyja dhomave të Kongresit. 

Vetëm një ditë më parë një gjykatës në Florida e konsideroi  propozimin e Obamës për reformën shëndetësore si antikushtetues duke mbështetur vendimin e mëparshëm të një gjykatësi federal në Virginia. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›