E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari komisioni Topi jo si deshmitar. U thirr per te dhenat si titullar

 Nje dite pasi Presidenti Topi refuzoi te paraqitej para deputeteve per 21 janarin, komisioni hetimor tha se kreu i shtetit nuk ishte thirrur per te deshmuar, por vetem per të përcjellë të dhëna si titullar. Deputeti Eduard Halimi riperseriti kerkesen ndaj kreut te shtetit t’u paraqitur në seancë dëgjimore, ndersa nuk perjashtoi mundesine e vizites se ketij komisioni ne Presidence. 
"Në emër të komisionit hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore në datën 21 janar 2011 I bëj me dije opinionit  public se komisioni hetimor parlamentar I ka ccuar ditën e sotme një shkresë tjetër institucionit të presidentit të republikës në përgjigje të deklaratës së djeshme për median të këshilltarit të presidentit, zotit Spiro Pecci. Komisioni hetimor parlamentar I bën me dije zotit Pecci se presidenti I republikës, shkëlqesia e tij, professor doctor Bamir Topi nuk është thirrur për të dëshmuar sicc parashikohet në nenin 16 të ligjit 8891 datë 02.05.2002, për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe nenin nenin 162 të kodit të procedurës penale. Presidenti i republikës është thirrur në këtë komision hetimor parlamentar për të përcjellë të dhëna, informacione dhe dokumenta zyrtare si titular I vetëm I institucionit të presidencës sicc parashikohet në nenin 14, shkronja b, të ligjit 8891 të datës 02.05.2002 për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare ne shpresojmë se presidenti do t’I përgjigjet këtij detyrimi ligjor. Komisioni hetimor parlamentar, aktualisht është në fazën e mbledhjes së të dhënave, informacioneve zyrtare dhe jozyrtare dhe dokumentave. Këto të dhëna merren edhe nga burime të drejtpërdrejta sicc parashikohet në nenin 15, pika 2 të ligji 8891 datë 02.05.20organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare nëpërmjet vizitave faktmbledhëse. Për këto arsye komisioni hetimor është I gatshëm, në përputhje të këtyre detyrimevetë mësipërme ligjore të zhvillojë këtë vizitë edhe pranë institucionit të presidentit” tha Halimi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›