Reforma shëndetësore e Obamës, sot sprova e miratimit në Senat

Uashington, 24 dhjetor, NOA Ligjin për reformën shëndetësore që siguron mbulimin me kujdes shëndetësor për 30 milionë amerikanë të pasiguruar, paraqitet sot në Senatin Amerikan duke kërkuar votën e tij pro. Ky ligj ka qenë mjaft i përfolur dhe njihet si më i rëndësishmi i propozuar nga administrata Obama.
Vetëm dy ditë më parë demokratët e lartë e votuan atë me 60 vota pro dhe 39 kundër për të mundur taktikat vonuese të republikanëve. Presidenti Obama e ka bërë reformën shëndetësore përparësi të presidencës së tij, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon të 37 në botë sistemin shëndetësor amerikan. n.e/NOA