E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, të djathtët ankohen tek Berisha

 

Partitë e vogla kërkojnë tu njihen votat në shkallë kombëtare

 

TIRANË- Duke qenë të pafuqishme për të marrë një numër të konsiderueshëm votash me sistemin zgjedhor të miratuar dje pa hezitim nga dy partitë e mëdha në komisionin e ligjeve, partitë e djathta i kanë kërkuar dje kryeministrit Sali Berisha që të gjendet një mënyrë që tu njihen votat në shkallë kombëtare, duke u bazuar në pragun e tanishëm që parashikon Kushtetuta, 2.5%. Të gjithë krerët e partive të djathta e kanë parashtruarshqetësimin e tyre në takimin e zhvilluar dje pasdite në kryeministri, me qëllim që të vazhdojnë të ekzistojnë në klasën politike shqiptare edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ata kanë kërkuar që votat që mund të marrin secila prej partive të vogla të përputhen me vendet që ka secila parti në kuvend. Ky ka qenë shqetësimi i parë i tyre ndërkohe që me tonë më të zbutura janë pozicionuar ndaj ndryshimeve kushtetuese që ka paraqitur Partia Demokratike. Drejtuesit e partive aleate kanë kërkuar një dialog të gjerë me palëve për kalimin e paketës kushtetuese. Pikërisht për këtë paketë kushtetuese, por edhe për ndryshimet në reformën zgjedhore, sot paradite do të mblidhen ekspertët e partive të djathta me qellim që të dilet me një qëndrim të përbashkët. "Pati një debat konstruktiv, gjykojmë se do të gjendet gjuha e mirëkuptimit. U kërkuan shpjegime edhe për ndryshimet kushtetuese. Në të ardhmen do të vazhdojnë diskutimet edhe në nivel teknik edhe për kushtetutën dhe kodin. Sot në orën 11 do të ketë një takim me ekspertët", tha dje pas tryezës së zhvilluar kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Megjithatë përpos dëshirës së madhe që reformat në fjalë të kanalizohen nga të djathtët nen nivel teknik, përpjekjet e tyre për ndryshimet zgjedhore duket se nuk do të kenë asnjë impakt, pasi dje në komisionin e ligjeve, dy partitë kryesore në vend i kanë thënë "po" ndryshimeve, madje duke marrë edhe votën e PDK-së apo abstenimin e PR-së, pavarësisht qëndrimeve politike të këtyre të fundit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›