"Reforma të shkojë drejt spitaleve-ndërmarrje"
"Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë sistemi shëndetësor, edhe pse ky është një hap i vogël dhe duhet shoqëruar me një proces të tërë reformash në sistemin spitalor shëndetësor.
Mënyra e shpërndarjes së fondeve të mos jetë më vetëm për spitalin e Durrësit, por të shtrihet në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Ka shumë vite që ne themi se spitali duhet të kalojë në atë që e quajmë spitale-ndërmarrje. Që nga viti 1993, që në fillim dhe të gjithë ato hapa të një reforme kaq të rëndësishme po ecin me një ngadalësi të madhe dhe po bëjnë në tërësi që problemet në sistemin shëndetësor të shtohen, të agravohen dhe zgjidhja të bëhet çdo ditë edhe më e vështirë.
Ministria e Financave është e detyruar që të bashkëpunojë me Ministrinë e Shëndetësisë, sepse kjo është një ndërmarrje mjaft e gjerë. Disa mjekë përdorin klinika shtetërore gati-gati si klinika private, pa paguar taksa, pa investuar, pa riskun e tyre dhe dikush mund të ketë interesa, dikush inercinë apo mungesën e vizionit për të pranuar reforma të tilla të rëndësishme".
Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë:
"Cilësia e shërbimit, me mekanizma, jo ulërima boshe"
"Aktualisht, në Shqipëri ka filluar hapja e katër spitaleve private dhe kjo e çon në domosdoshmëri shtrirjen e skemës dhe gjithashtu kjo bëhet edhe më e mundshme, pasi qeveria ka marrë përsipër edhe pajisjen me karta identiteti, që do të ndihmojë në këtë reformë shëndetësore. Ky është një hap i madh përpara dhe ne të gjithë duhet t‘i qëndrojmë afër. Nëse kërkojmë cilësi shërbimi, nëse kërkojmë ulje të korrupsionit në bluzat e bardha, kjo bëhet me mekanizma dhe jo me ulërima boshe, apo me thirrje pa bukë. Ka pasur shumë pengesa dhe janë bërë hapa të mëdhenj përpara dhe unë po them që është çasti i duhur për t‘i përkrahur".
Flora Hobdari, specialiste e Menaxhimit Shëndetësor
"Ky është momenti i përshtatshëm dhe i nevojshëm"
"Në qoftë se kemi folur gjithmonë për sistemin e referimit, momenti i futjes së spitaleve në skemën e sigurimeve e bën ciklin e mbyllur. Ministria është ajo që përgatit paketat e shërbimit, ndërsa instituti do të jetë paguesi i sistemit shëndetësor. Mendoj që shtrirja e skemës duhet të jetë me faza, sepse nuk mund të marrim atë që duam që në fillim. Momenti është i përshtatshëm dhe i nevojshëm. Unë flas pas një eksperience 15-vjeçare në shëndetësi dhe ky është momenti më i përshtatshëm dhe i favorshëm".