Sezoni i vjeshtës, ringelin 25% e maturantëve
Ka përfunduar edhe shansi i dytë për të gjithë ata maturantë që ngelën në dy provimet e detyruara të gjimnazit, atë të Matematikës dhe të Letërsisë. Por, nga sesioni i dytë i provimeve, që ndryshe konsiderohen si provimet e "sezonit të vjeshtës", ka përsëri maturantë mbetës. Dhe jo pak, por një e katërta e atyre që iu nënshtruan për herë të dytë këtyre provimeve të detyruara, pa të cilat shkolla e mesme nuk mund të konsiderohet e përfunduar.
"Në provimet e vjeshtës të Maturës Shtetërore, ku morën pjesë rreth 8800 nxënës, kanë rezultuar kalues rreth 75 për qind e maturantëve", deklaroi Edmond Lulja, drejtor i Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve (AVA). Numrin më të lartë të ngelësve e ka regjistruar përsëri matematika, sikundër edhe në raundin e parë të këtij provimi. Dhe më pak mbetës janë regjistruar në lëndën e letërsisë. Drejtori i AVA-s bën të ditur se "në provimin e Gjuhë-Letërsisë u paraqitën mbi 3900 maturantë, prej të cilëve, 927 rezultuan jo kalues në provim. Ndërsa, në provimin e detyruar të Matematikës morën pjesë 4900 maturantë, nga të cilët jo kalues në provime rezultojnë 1200 nxënës". Këto rezultate përfshijnë nivelin kombëtar të maturantëve mbetës si të gjimnazeve, ashtu edhe të shkollave të tjera të mesme profesionale. Sipas drejtorit Lulja, me mbarimin e sesionit të dytë të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore, nxënësit përfundojnë vitin shkollor 2007-2008. Ndërsa, për ata që rezultuan edhe këtë herë mbetës, shansi i radhës i takon të jetë
vetëm vitin e ardhshëm. Drejtori Lulja sqaron se këta të rinj do të mund të marrin pjesë në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, nëse do të dëshirojnë të ndjekin studimet e larta, por vetëm vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, maturantëve që i kaluan provimet e vjeshtës, nuk u mohohet mundësia që të ndjekin një universitet privat, në rast se regjistrohen.