E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamentarizmi, Topalli takon bashkëshortet e ambasadorëve

Kryesia e Kuvendit u kthye në mikpritëse të një takimi të veçantë të klubit diploamtik “Mirëserdhe në Shqipëri”, pjesë e së cilit janë zonja diplomate, bashkëshorte të ambasadorëve të akredituar në Tiranë si dhe ish-deputete të Kuvendit të Shqipërisë.
 

Në rolin e të zonjës së shtëpisë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kishte shndërruar sallën kryesore të kryesisë në një ambient të veçantë ku ishin ekspozuar punime artizanale të bëra me dorë nga gratë shqiptare, kostume tradicionale nga të gjitha trevat në kohë të ndryshme si dhe piktura me pamjen e qyteteve të vjetra shqiptare të shekullit të kaluar.
 

Kryeparlamentarja bëri për të pranishmet një prezantim të shkurtër të historikut të parlamentarizmit shqiptar dhe i njohu ato me projektin për godinën e Parlamentit të ri që sipas saj do jetë simbolika e demokracisë së Shqipërisë së këtij shekulli të ri.
 

“Pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat që Parlamenti ka kaluar gjatë kësaj periudhe, unë jam shumë e kënaqur, pasi po të shohim pak më prapa të shohim ku kemi qenë dhe ku jemi, secila prej nesh duhet të jetë jashtëzakonisht krenare se sa shumë ky vend ka ndryshuar, se sa shumë larg ky vend ka shkuar në një kohë relativisht të shkurtër” theksoi Topalli.

Si iniciatore të Klubit diplomatik "Mirëserdhe në Shqipëri" bashkëshortja e ambasadorit të OSBE, Ana Maria Uollfarth si dhe zonja Liri Berisha vlerësuan rolin e gruas në sfidat e shoqërisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›