E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi e KQZ: Kodi Zgjedhor përjashton referendumet

Dëshira Subashi

Flet nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Numërimi elektronik i votave nuk është mjet për të vendosur besimin mes palëve

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, në një intervistë për Panorama kërkon nga Komisioni i Reformës Zgjedhore rregullim të nenit që përcakton zhvillimin e referendumeve. Sipas saj, kodi aktual e vështirëson zhvillimin e referendumeve për shkak të disa klauzolave kohore.
Duke folur për sistemin e numërimit elektronik të votave, Subashi shprehet se pika e dobët mes palëve është mungesa e besimit, gjë që nuk mund të rregullohet nga elektronika e përdorur në numërimin e votës.
Zonja Subashi, disa kompani të huaja demonstruan pak ditë më parë avantazhet e numërimit elektronik të votave, ndërsa Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore miratoi numërimin elektronik të votave të paktën për zgjedhjet e 2013-s. Cili është mendimi juaj, do të rrisë ky numërim besueshmërinë e procesit zgjedhor?
Në dijeninë time, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka gjetur konsensusin për numërimin elektronik të votave. Është në të drejtën e vlerësimin e politikanëve të vendosin lidhur me standardet e ligjeve që do të duhen të zbatohen. Në bindjen time, veçanërisht për Kodin Zgjedhor, është bërë pothuaj normë që pas çdo pale zgjedhjesh, administrative apo politike, të hyhet në një proces të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pakënaqësia në zbatimin e ligjit bën që të rendet me ndryshime të ligjit. Në vitin 2004 u bë një reformë e madhe në administrimin zgjedhor, që kishte të bënte me numërimin e përqendruar të votave dhe të rezultatit zgjedhor. Në vitin 2007, po kështu një reformë e qenësishme në kod për administrimin zgjedhor, komisione numërimi nga 7 në 13 anëtarë; në vitin 2008, ndryshime përsëri në komisione për numrin e anëtarëve dhe këto ndryshime nuk kanë të bëjnë vetëm me numrin e anëtarëve, por edhe me partitë që kompozojnë këto komisione. Këtë radhë do të provohet elektronika. Ndryshime për çdo palë zgjedhje në administrimin zgjedhor nuk janë të dobishme në gjykimin tim, sepse nuk konsolidojnë sistemim, nuk konsolidojnë praktikën, nuk konsolidojnë përgjegjësitë etj.
Numërimi elektronik mendoni se do shuajë debatet mes palëve të paktën për procesin e numërimit?
Elektronika në numërimin e votave uroj të jetë mjeti ku numërimi i votave të mund të mos ndikojë më në rezultat. Në zgjedhjet e vitit 2009, por më shumë në zgjedhjet e vitit 2011, pas përfundimit të procesit zgjedhor janë jo pak denoncime penale për procesin e numërimit të votave, që pavarësisht nga përfundimi i tyre, nuk mund të ndryshojnë mandate të certifikuara të pushtetit, dhe kjo është një padrejtësi e pakorrigjueshme. Jo vetëm kaq, ndikimi i këtyre proceseve në jetën politike është edhe më i rëndësishëm për fatet e vendit. Ndaj edhe numërimi elektronik shpresoj të sjellë efekte pozitive, të sjellë besimin tek sistemi i administrimit zgjedhor. Megjithatë, ekspertët e fushës janë të mendimit që duhet të ekzistojë besimi, elektronika nuk është mjet për të vendosur besimin. Mungesa e besimit te sistemi i administrimit zgjedhor është një çështje me rëndësi në jetën politike dhe në zhvillimet e vendit, por që nuk mund të krijohet nga ligjet e shkruara. Rekomandimi i parë i ODIHR-it për reformën zgjedhore është pikërisht vullneti politik, i cili nuk mund të shkruhet në një ligj, por duhet zbatuar për zgjedhje të lira e të ndershme.
Si e shikoni rekomandimin e ODIHR-it për një ndryshim të përbërjes së KQZ-së?
Ndër rekomandimet e ODIHR-it, për herë të parë kërkohet një ndryshim në përbërjen e KQZ-së. Ekspertë të OSBE-ODIHR, të Komisionit të Venecias, të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertë shqiptarë të fushës kanë diskutuar për këtë çështje. Shumë variante dhe opsione të diskutuara, përfshi edhe nga eksperienca e vendeve të tjera të botes. Të vështirë e gjykoj zgjidhjen që të kënaqë qëllimin e mirë, sepse kjo çështje, në gjykimin tim, ka të bëjë më shumë me personalitetin që merr përsipër këtë detyrë, sesa me teknikalitete ligjore, të cilat edhe sot nuk mungojnë në Kodin Zgjedhor ekzistues.
Zonja Subashi, në KQZ ka mbërritur një kërkesë për referendum popullor kombëtar për ligjin e mbetjeve. Kur mund të zhvillohet referendumi?
Po, është në proces një kërkesë për referendum të përgjithshëm.  KQZja lejoi pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve të zgjedhësve, për grupin nismëtar, për bërjen e një referendumi të përgjithshëm që ka në objekt të referendumit anulimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve të riciklueshme. Pas mbledhjes së nënshkrimeve, grupi nismëtar ka depozituar dokumentacionin në KQZ dhe në bazë të Kodit Zgjedhor, është në detyrimin e KQZ-së të bëjë verifikimin e nënshkrimeve dhe saktësinë e dokumenteve identifikuese të zgjedhësve. Mbas këtij verifikimi, i cili ka një afat 90-ditor nga dita e depozitimit, KQZ duhet të marrë një vendim për pranimin apo mospranimin e kërkesës për referendum. Nëse kërkesa pranohet nga KQZ-ja, kjo e fundit ia përcjell kërkesën Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese, duke njoftuar njëkohësisht kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin për kërkesën e pranuar. Gjykata Kushtetuese vendos në lidhje me kërkesën për referendum brenda 60 ditëve. Referuar nenit 119 të Kodit Zgjedhor të vitit 2007, ligji në fuqi për çështjet e referendumeve, referendumi i përgjithshëm, siç është rasti, nuk mund të zhvillohet në periudhën nga 6-muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, deri në tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.
Ka një rrezik që afrimi i zgjedhjeve parlamentare ta pezullojë zhvillimin e referendumit?
Të gjitha këto procedura të përmendura pak më lart dhe të parashikuara në kod vështirësojnë së tepërmi arritjen e zhvillimit të një referendumi në një afat të arsyeshëm, me qëllimin që ka referendumi. Lidhur me kërkesën që është në shqyrtim për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm, në fazën që kërkesa ndodhet, duhen afërsisht 150 ditë, thuaj 6 muaj, që dy institucionet, KQZ dhe Gjykata Kushtetuese, të shprehen për zhvillimin e këtij referendumi. Duke shtuar edhe afate në dispozicion të Presidentit të Republikës për shpalljen e dekretit për ditën e zhvillimit të referendumit, i takon që në mesin e vjeshtës së këtij viti të kemi kohën e zhvillimit të këtij referendumi, nëse respektohen ekstremisht afatet e përcaktuara në ligj. Por, nëse këtyre afateve u shtohen edhe 45 ditë që parashikon Kodi Zgjedhor për korrigjime të mundshme në parregullsitë e vërejtura nga dokumentacioni, shkohet në kufirin e fundit të vitit dhe në vitin 2013-n, çka do të thotë se rrezikon zhvillimi i këtij referendumi, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të parashikueshme në muajin qershor 2013. Sipas përcaktimeve ligjore edhe deri në tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri, ky referendum me këto përcaktime, i takon të zhvillohet në muajin dhjetor 2013.
Një kërkesë e nisur për referendum, për ndryshimin e një ligji në vitin 2011, për shkak të procedurave, mund të shkojë në afate nga një vit deri në dy vjet për tu zhvilluar. A përbën një shkak apo një arsye për tu diskutuar? Që nga viti 1998, kur është miratuar Kushtetuta e Shqipërisë, nuk është zhvilluar asnjë referendum në Shqipëri.
A duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor në kapitullin referendume?
Sigurisht që po. Jemi në një kohë që kemi një reformë zgjedhore në proces. Politika nuk i dha zgjidhje këtij kapitulli as në reformën zgjedhore të vitit 2008. A duhet një diskutim së paku për këtë kapitull shumë të rëndësishëm për zhvillimet demokratike të një vendi? Jam e bindu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›