KLSH, kontroll OST-së për linjën e interkonjeksionit

Dje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes
Inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit tashmë janë në proces kontrolli të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, pas problemit të shumëpërfolur për tenderin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Detajet u bënë të ditura nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, gjatë një aktiviteti ditën e djeshme. Në këto momente, ekipi ynë është në OST. Duke respektuar standardet, KLSH do të vazhdojë punën derisa të arrijmë në raportin përfundimtar të kontrollit, u shpreh Bujar Leskaj, kryetar i KLSH-së.
Prej gati dy javësh në media është lakuar pothuajse çdo ditë problematika e tenderit për linjën e interkonjeksionit, ku aktorë të ndryshëm të përfshirë nuk kanë kursyer deklaratat, duke filluar nga OST, qeveria shqiptare, por edhe Banka gjermane KfW, e cila është edhe financuesja e këtij projekti. Pas kësaj, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, ka gjykuar si të nevojshme që të dilet me një raport, sikurse bëri të ditur edhe dje. Rasti të cilin Leskaj bëri të ditur detajet ishte ai i nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me një sërë organizatash civile në kuadër të luftës kundër korrupsionit.