E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet ne Drin 18 vjecari

Një 18 vjeçar është mbytur në ujrat e lumit Drin pasditën e së mërkurës  në fshatin Muhur të Dibrës. Sipas policisë lokale, Ervin Karasani ishte futur për t’u larë në lumë bashkë me familjarë të tij kur rrjedha e ka marrë me vete. Edhe pse të afërmit janë munduar ta shpëtojnë, kjo nuk është bërë e mundur. Forcat e policisë të cilat mbërritën në vendngjarje e nxorrën trupin e pajetë tek ura e fshatit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›