Deklarimi online i punonjesve

Çdo kontribues i sigurimeve shoqërore, qoftë i punësuar apo i vetëpunësuar, do të ketë elektronikisht një llogari personale. Drejtori Drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve, Erjon Prifti u dha sqarime përfaqësuesve të biznesit, për këtë praktikë të re. Sipas tij, tatimapaguesit duhet të raportojnë listëpagesat elektronikisht, por paralelisht duhet t’i dorëzojnë ato edhe manualisht. Sipas Prifitit, është e nevojshme që çdo kontribues të ketë patjetër kartën e tij të identitetit, pasi numri i shënuar aty do të shërbejë si numri ku do të derdhen kontributet në mënyrë elektronike në vijim.
Deklarimi elektronik i punonjësve do të mundësojë krijimin e një historiku të kontributeve, që derdhen gjatë viteve për një individ. Avantazhet e kësaj praktike shmangin dhe një sërë problematikash aktuale. Detyrimi i deklarimit online të punonjësve hyri në fuqi në fillim të vitit 2012. Ky proces administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Falë kësaj praktike, individët do të kenë mundësi në të ardhmen, që të shohin vetë, në mënyrë elektronike, llogarinë e tyre, ku janë derdhur kontributet.