Elbasan, burri tenton të therë gruan

Tenton te vrase gruan, foto arkiv
Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë një vrasje në familje, duke arrestuar bashkëshortin, pasi ky i fundit ka tentuar të therë me thikë gruan e tij. Mësohet se në pranga ka rënë 49-vjeçari, Bardhyl Leka.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda banesës së tyre.
Të afërmit kanë njoftuar menjëherë policinë e Elbasanit, e cila ka bërë të mundur arrestimit e 49-vjecarit Bardhyl Leka.
Sipas familjareve bashkëshortja M.Leka dhunohej, sistematikisht nga i shoqi, por që këtë herë ka degraduar deri në tentativë vrasjeje. /B.Nergjoni/