E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton shkarkimin e Nishanit

Sali Berisha - Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar vendimin për shkarkimin nga detyra të Bujar Nishanit. Pavarësisht se Berisha prej dy vjetësh ka shpallur programin e-qeveria (çdo dokument duhet të publikohet në internet), vetë ai në faqen e kryeministrisë ende nuk e ka publikuar vendimin për shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

Nishani publikisht bëri të ditur se i kishte kërkuar dorëheqjen Berishës para votimit në Kuvend. Nishani u zgjodh president nga Kuvendit me 73 vota dhe pritet të marrë detyrën brenda 24 korrikut, datë kur përfundon mandati 5-vjeçari i presidentit aktual Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›