E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton shkarkimin e Nishanit si ministër

Presidenti Bamir Topi

TIRANË- Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot shkarkimin e Bujar Nishanit si Ministër i Brendshëm. Nishani, si emri i zgjedhur i shumicës për postin e kreut të ri të shtetit i kishte paraqitur dorëheqjen nga posti ministror kreut të qeverisë, Sali Berisha, i cili më pas ia përcolli propozim presidentit Topi.

Me dekret të posacëm, presidenca në faqen e saj zyrtare njofton sot se Topi ka firmosur dekretin për shkarkimin e ministrit Nishani. Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,  Zoti Bujar Nishani, ministër i Brendshëm, shkarkohet nga detyra- thuhet në dekretin e Topit, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›