Reforma zgjedhore, Pajisje elektronike në qendrat e votimit
Tiranë- Ka nisur paraditen e sotme punimet komisioni për Reformën Zgjedhore, dhe në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i PD- së, Oerd Bylykbashi, tha se të dhënat e votuesve do të regjistrohen me një pajisje elektronike.
Kemi pasur në fokus që pavarësisht teknologjisë elektronike, që të ruhen të dhënat personale të votuesve. Do shmangen shumë probleme kështu, ndërsa procedurat e votimit do të jenë transparente- tha ai.
Gjithashtu ai ka folur edhe për partitë e vogla, ku u shpreh se ende nuk ka ardhur nëj draft në komisionin e Reformës Zgjedhor. Më tej ai deklaroi se po punohet që në zgjedhjet e ardhshme procedura e votimit të jetë sa më transparente.
Paraditen e sotme forcat e majta e të djathta kanë nëshkruar një deklaratë, nëpërmjet të cilës kërkojnë amedimin e Kodit Zgjedhor.
Kreu i PDS-së Paskal Milo ka mbledhur firmat e të majtëve dhe Arjan Madhi i PR-së të të djathtëve, për një draft i cili do ti drejtohet komisionit të Reformës Zgjedhore, ku kanë hedhur firmat e tyre kreu i PS- së Rama dhe kreu i LSI- së Meta.