E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet një kufomë në breg të detit

Një tup pa jetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit.

Burime në këtë qytet bëjnë të ditur për Shekullin se viktima, një mashkull rreth 55 vjeç, është gjetur i mbytur në afërsi të Porto Romanos.

Trupi i pajetë nuk është identifikuar ende, ndërsa policia  ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identitetin e viktimës.

Nga kqyrja paraprake, policia ka konstatuar dëmtime në kokën e kufomës, gjë që i zgjeron pistat e hetimit. / M.B.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›