Thaçi: Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës
Kryeministri Hashim Thaçi, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës.
Ai është shprehur i sigurt se marrëveshja për përfaqësim rajonal do të nënshkruhet sot, ndërsa Rezolutën 1244 sërish e ka quajtur të vdekur.
“Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur”, ka thënë Thaçi sot në mëngjes. / Gazeta Express