E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, zgjidhja e kontestit të emrit, pas zgjedhjeve greke

Zgjidhja e kontestit të emrit përmes vazhdimit të negociatave midis Athinës dhe Shkupit do të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi.

Kjo është paralajmëruar nga mediat greke, të cilat kanë cituar edhe ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic, i cili sot i dha fund vizitës së tij në dyja vendet për të nxitur dialogun dhe për të vlerësuar të dyja palët lidhur me vazhdimin e procesit për zgjidhjen e këtij kontesti.

Dy partitë më të mëdha në Greqi, PASOK dhe Demokracia e Re, kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme para fundit të prillit. Unë punoj me Qeveri, por në rast se ka zgjedhje, atëherë do të pres qeverinë e ardhshme, deklaroi Nimiç, i pyetur dje në Athinë nëse  do të pengohet procesi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Por zgjedhjet e prillit në Greqi, sipas analistëve grekë, do të jenë kohë e humbur për Shkupin, për shkak të Samitit të NATO-s në muajin maj në Çikago. Edhe Qeveria e Maqedonisë nuk ka shprehur optimizëm lidhur me këtë Samit, për shkak të zgjedhjeve greke.

Zgjedhjet e reja në Greqi do të pastrojnë terrenin dhe  sipas parashikimeve fitorja mund të jetë në anën e Demokracisë së Re, ndërsa kryeministër do të emërohet lideri i kësaj partie, Andonis Samaras.  /INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›