E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi Te gjithe te flasin gjuhen e bashkimit

Shkoder

Ambasadori i BE-se ne Shqiperi Ettore Sequi ka qene paraditen e djeshme ne Shkoder ku ka bere prezantimin e progres-raportin te Komisionit Europian i cili e ngeli ne klase Shqiperine pa marre statusin kandidat per ne BE per shkak te ngercit politik. Te pranishem ne kete takim qe u zhvillua ne zyren e informimit te BE-se ishin drejtuesit me te larte te pushtetit vendor. Ashtu si edhe deklaroi raporti ambasadori i BE-se Ettore Sequi eshte shprehur se ngerci politik i la shqiptaret pa marre statusin kandidat per ne BE nderkohe qe Shqiperia duhet ti kushtoje vemendje plotesimin te 12 pikave te propozuara nga BE-ja kryesisht ne dialogun politik dhe reformen zgjedhore.

Ambasadori i BE-se eshte shprehur se cdo hap pozitiv qe mund te beje politika shqiptare do te merret si sinjal pozitiv nga BE-ja ne muajt ne vazhdim. Ne fjalen e tij ambasadori Sequi ka vazhduar duke folur mbi raport-progresin qe BE-ja ka prezantuar pak dite me pare duke u ndalur ne arritjet dhe mangesite qe ka pasur Shqiperia gjate kesaj periudhe.

Ambasadori i BE-se eshte pyetur nga Shqip dhe ne lidhje me debatin mes Presidentit te Republikes dhe kryetares se Parlamentit duke u shprehur Me sa kam informacion ka qene nje debat per gjuhen por ne Bashkimin Europian jemi te ndryshem flasim gjuhe te ndryshme por jemi te bashkuar. Ne BE ka diversitet kulturor kemi gjuhe te ndryshme por e kuptojme njeri-tjetrin gjuha ime e preferuar eshte gjuha e Bashkimit.

Gjithashtu ambasadori i BE-se ka bere publike dhe shifrat e investimit te BE-se ne Shqiperi. Keshtu qe nga vitin 2002 deri ne vitin 2012 jane investuar ne Shqiperi 830 milione euro ndersa ne Shkoder kater vitet e fundit jane investuar 20 milione euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›