Rama Nano president Duam nje figure mbi palet
Analiza e 2011-s Rama rrefen vitin nga 21 janari deri tek terheqja e Topit Rama Opinionet e Mejdanit jane te nje pakice qe nuk mund te imponohen
Kreu i PS-se Edi Rama deklaroi dje ne studion e Ora News-it ne nje interviste me gazetarin Patrik Sadikaj se vendi meriton ne krye te shtetit nje figure mbi palet dhe te shkeputur nga partite politike. Kjo ishte pergjigja e kryesocialistit ndaj pyetjes nese PS-ja do te mbeshteste ne garen e ardhshme te zgjedhjes se presidentit te vendit kandidaturen e veteshpallur nga ish-kryeministri Fatos Nano. Une mendoj se ky eshte nje proces qe duhet pare perseri ne funksionin kombetar qe sot eshte njehsuar me interesin e integrimit sa me te shpejte ne Evrope. Na duhet nje proces evropian dhe ne deshirojme te ndertojme profilin e nje figure te tille. Neve na duhet nje president mbi palet. Na duhet nje president teresisht i shkeputur nga palet dhe per me teper te shohesh eksperiencat e vendeve te tjera pavaresisht se shkojne drejt 50 partite kane nje fryme qe bien dakord per nje figure qe eshte mbi palet. Ne do tu themi shqiptareve se cfare presidenti duam per Shqiperine - tha Rama. Ne intervisten e djeshme kreu i selise roze beri nje analize te pergjithshme te vitit 2011 ku foli per te gjitha ngjarjet e rendesishme te jetes politike duke nisur qe ne nga demonstrata e opozites me 21 janar e deri tek terheqja e Topit nga gara presidenciale dhe largimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar socialist.
Rrefimi i Rames
Lidhur me ngjarjet e ndodhura ne demonstraten e opozites me 21 janar kreu socialist Edi Rama deklaroi dje se drejtesia nuk eshte vendosur. Jemi larg te dhenit drejtesi per viktimat por jemi edhe ne kushte kur eshte rikonfirmuar mungesa e plote e drejtesise ne vendin tone per ato familje te gjymtuara ne kushtet e shtetit. Prokuroria eshte penguar qe ne diten e pare ne punen e saj dhe me pas eshte penguar ne vijimesi duke lejuar te beje vetem pjesen me te pa konsiderueshme te procesit qe eshte ndeshkimi i qytetareve qe qelluan me gure. Nderkohe te tjeret ata qe jane pergjegjes te drejtperdrejte te krimit enden te lire - tha ai. Me tej lideri i opozites komentoi zgjedhjet e 8 majit te cilat sipas Rames nuk arriten te permbushnin standardet nderkombetare. Ne fakt problemin e zgjedhjeve ne e kemi tek hartimi i listave te zgjedhjeve dhe me pas tek numerimi. Por me zgjedhjet e Tiranes u shkua edhe me tej ne shkeljen e ligjit fale nje gjykate te nenshtruar ndaj interesave te pushtetit - theksoi ai. Ne kete kontekst kryesocialisti vleresoi opinionin e Komisionit te Venecias si te drejte per garen e Tiranes pasi sipas tij ai vertetoi se baza ligjore per numerimin e votave te hedhura gabimisht mungonte. Nuk ka qene i sanksionuar ne ligj numerimi i fleteve te hedhura gabimisht. Ndryshimi i rregullave te lojes kur loja ka mbaruar dhe pret te sanksionohet rezultati i saj eshte nje shkelje kushtetuese e ligjore. Vete fakti qe Komisioni i Venecias ka kerkuar sanksionimin me ligj te asaj cka u diskutua shume ne zgjedhjet e Tiranes do te thote qe nuk ka qene ne ligj - u shpreh Rama. Nje tjeter ceshtje e prekur nga lidershipi socialist ishte kthimi i opozites ne Parlament ku theksoi se ai erdhi pas raportit te drejte te nderkombetareve mbi zgjedhjet. Rama nuk nguroi te akuzonte edhe OSBE-ODIHR-in i cili sipas tij ne zgjedhjet e 2009-s ishte treguar hipokrit me raportin e tij. Kryesocialisti komentoi edhe deklaratat e ish-presidentit Rexhep Mejdani ku deklaroi se kurrsesi nuk mund te kete diktature te nje pakice per te imponuar opinionet e veta. Ajo qe cudit nderkohe eshte qe nga ana e ish-presidentit Mejdani apo edhe te tjere kane dhene ne menyre konstante opinione te ndryshme nga i imi dhe jane respektuar maksimalisht gjate gjithe kohes ato skandalizohen nga nje opinion i ndryshem. Kjo duhet kapercyer si mendesi. Nuk duhet harruar se diktatura e shumices eshte nje risk qe mire eshte te shmanget por kurrsesi nuk mund te kete diktature te nje pakice per te imponuar opinionet e veta - tha ai. Nderkohe lidhur me perjashtimin e deputetit socialist Kastriot Islami Rama pohoi se ai eshte nje vendim i pakthyeshem. Partia Socialiste nuk mund te sfidohet nga askush. Ska kthim pas. Perjashtimi i tij eshte
Rama vlereson Topin Ishte mbi palet
Kreu socialist Edi Rama ne intervisten e tij dje per Ora News-in komentoi edhe terheqjen e Presidentit te Republikes Bamir Topi nga gara e ardhshme presidenciale. Sipas kryesocialistit Topi tregoi ne ushtrimin e detyres se tij se ishte nje President mbi palet. Une mendoj qe z. Topi ne menyre shume fisnike u deklarua i palidhur me asnje interes per zgjedhjen e presidentit te ardhshem ne kuptimin e personit te tij. Besoj se kjo ishte nje menyre e respektueshme per te lene te lire fushen nga cdo lloj spekulimi dhe per tu dhene mundesine te gjitha paleve. Besoj se me takon qe per hir te se vertetes ti shpreh respektin Presidentit te Republikes i cili nga pozicioni im por askush nuk mund te mohoje se ishte nje president mbi palet. Cdo kritike qe mund ti behet per menyren se si mund te kishte administruar funksionin vjen me pas por konsiderata e pare eshte qe pavaresisht se u votua nga PD-ja nuk ishte nje president qe i sherbeu partise por funksionoi si garant i kushtetutes - tha Rama.