Topalli E djathta nuk rrezikon fragmentarizmin

Topi i ka sherbyer se majtes merr vota prej saj Kuvendi nje histori suksesi per 2011-n. Vijuam punen pavaresisht bojkotit
E djathta nuk rrezikon te fragmentarizohet edhe ne rast se krijohet nje parti e re. Keshtu shpreh bindjen Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e pyetur per mundesine e krijimit te nje partie te re te djathte. Sipas saj kjo parti e re per te cilen diskutohet do te marre votat nga e majta per sa kohe qe kryetari i saj ka votuar majtas dhe beson majtas. Kryeparlamentarja ka shtuar se konflikti me kreun e shtetit eshte sepse ai ka shkelur Kushtetuten. E pyetur per kandidaturen e saj per postin e Presidentit Topalli zgjodhi serish te mos komentoje duke deklaruar se respekton zotin Topi per sa kohe qe ai eshte ne ate karrige pavaresisht se eshte kryetar i nje partie. Kryeparlamentarja vleresoi me tej punen e Kuvendit duke e konsideruar ate te suksesshme per 2011-n pavaresisht bllokimit te ligjeve me 3/5 nga opozita per rreth 2 vjet.
Perplasja me Presidencen
Kryetarja e Kuvendit e konsideroi si nje zgjedhje mes dy te keqijave voten ndaj Bujar Leskajt ne kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit. Midis nxjerrjes jashte te funksionit te institucionit te KLSH-se dhe votes per ta bere ate funksionues pavaresisht vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe Kushtetutes me dhembje eshte zgjedhur qe te funksionoje organi kushtetues - tha ajo.
Lidhur me debatet e vazhdueshme me Presidentin apo dhe rrezimin e disa dekreteve kryetarja theksoi se kjo eshte bere per shkak se ka munguar konsulta. Ne cdo vend te botes po te shikosh Obamen qe vepron ne nje sistem presidencial apo po te shkosh ne France qe eshte sistem gjysme presidencial sa here ka votime te rendesishme ne zyren e presidentit jo ne kafe mes shokesh ortakesh thirren kryetaret e grupeve parlamentare duke ruajtur parimin lsquochek and balance. Sa here ka vendime te rendesishme ftohen per te degjuar opinionet e paleve. Konsultimi nuk do te thote te shkosh ne kafe dhe te thuhet meqe te njoh po te emeroj ne krye te nje institucioni - tha Topalli. Sipas saj shqetesimi i vetem ka qene shkelja e Kushtetutes. Kryeparlamentarja ka zgjedhur te mos komentoje emrin e saj ne krye te Presidences. Ne baze te kushtetutes presidenti ka mandat 5-vjecar. Ne fund te sesionit te pare te 2012-s do te vendoset kur te vije momenti kalendari per zgjedhjen e presidentit. Pavaresisht mendimit personal per institucionin dua te respektoj Presidentin deri ne momentin e fundit te detyres - tha ajo. Lidhur me opsionin per nje president konsensual apo te zgjedhur nga populli ajo theksoi se zgjidhjen e jep Kushtetuta. Topalli vleresoi ish-presidentin Alfred Mosiu pavaresisht debateve me te. Sipas saj ai konsultohej per vendime te rendesishme dhe ishte me dinjitoz se zoti Topi. Me tej ndersa theksoi se opozita bllokoi per dy vite Kuvendin ajo theksoi se konsensui i arritur i ka hapur rruge bashkepunimit. Ne kete kuader eshte vota per ligjet me 3/5 apo dhe reforma zgjedhore. Topalli e konsideroi si te padrejte kerkesen per te ndryshuar serish Kushtetuten lidhur me sistemin zgjedhor. Politika ka per detyre ti qendroje principeve te rendesishme vlerave te medha dhe ketu eshte Kushtetuta dhe pastaj vjen sistemi zgjedhor. Votat as nuk ti shton as ti mungon sistemi. Politika duhet te jete aq serioze sa te mos pendohet per 2 vite - tha ajo. Topalli vleresoi rregulloren e Kuvendit ne standardet e asaj te PE-se. Kryeparlamentarja vleresoi me tej punen e Kuvendit ndersa votimin per buxhetin e shtetit e cilesoi si ngjarjen me te rendesishme. Topalli konsideroi si nje synim te paarritur marrjen e statusit te vendit kandidat edhe pse mazhoranca nuk mund te mbaje pergjegjesi per bojkotin e opozites.
Rama vlereson Topin Ishte mbi palet
Kreu socialist Edi Rama ne intervisten e tij dje per Ora News-in komentoi edhe terheqjen e Presidentit te Republikes Bamir Topi nga gara e ardhshme presidenciale. Sipas kryesocialistit Topi tregoi ne ushtrimin e detyres se tij se ishte nje President mbi palet. Une mendoj qe z. Topi ne menyre shume fisnike u deklarua i palidhur me asnje interes per zgjedhjen e presidentit te ardhshem ne kuptimin e personit te tij. Besoj se kjo ishte nje menyre e respektueshme per te lene te lire fushen nga cdo lloj spekulimi dhe per tu dhene mundesine te gjitha paleve. Besoj se me takon qe per hir te se vertetes ti shpreh respektin Presidentit te Republikes i cili nga pozicioni im por askush nuk mund te mohoje se ishte nje president mbi palet. Cdo kritike qe mund ti behet per menyren se si mund te kishte administruar funksionin vjen me pas por konsiderata e pare eshte qe pavaresisht se u votua nga PD-ja nuk ishte nje president qe i sherbeu partise por funksionoi si garant i kushtetutes - tha Rama.