E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, Wollfarth: Kërkesat e partive të vogla, legjitime

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i ka cilësuar si legjitime kërkesat e partive të vogla për reformën zgjedhore.  Në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth ka theksuar se është në dorë të klasës politike shqiptare nëse do t`i pranojë ose jo propozimet e partive të vogla. 

“Një sistem i qëndrueshëm zgjedhor është me shumë rëndësi për vendin. Unë mendoj se kërkesat e partive të vogla janë legjitime, e si të tilla duhen respektuar. Por, gjithësesi vendimi mbetet në dorë të klasës politike”, tha kreu i OSBE-së.

Ndërkohë partitë e vogla kanë kërkuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, lista të hapura, numërim elektronik dhe korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.
 

Por kryeministri i vendit Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për “Ora News” shprehu vendosmërinë për të mos ndryshuar asnjë detaj nga sistemi zgjedhor aktual dhe aq më pak për të vënë në dispozicion lista të hapura.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›