Reforma zgjedhore, ekspertët e OSBE/ODIHR në Tiranë
TIRANE- Këtë javë pritet të mbërrijë në Tiranë një ekip ekspertësh nga OSBE/ODIHR për administrimin e zgjedhjeve.
Ekipi, i përbërë nga dy anëtarë, do të zhvillojë takime të posaçme me ekspertë dhe anëtarë të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në tryezën e bisedimeve do të diskutohet për administrimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik.
Deri më tani Komisioni për Reformën Zgjedhore ka zbatuar 22 nga 52 rekomandimet që OSBE/ODIHR i ka kërkuar politikës shqiptare. Ndërkohë që pak ditë më parë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk nguruan të akuzohen reciprokisht për bllokim të kësaj reforme.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)