Starova: "Vdekja" e komandos Peci, gabim emocional
TIRANE- Zv/ministri i Mbrojtjes, Arian Starova zbardh fakte të reja ndaj sulmit të misionit shqiptar në Afganistan pak ditë më parë me pasojë vdekjen e kapitenit Feti Vogli dhe plagosjen e nëntetar Aleksandër Voglit.
Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", ai tha dje se ngjarja e rëndë po hetohet dhe shumë shpejt do të dalë në dritë e vërteta e asaj që ndodhi në Kaldahar.
Zyrtari i lartë i ministrisë së Mbrojtjes sqaron dhe pasaktësinë e lajmit të dhënë fillimisht për vdekjen e Aleksandër Pecit, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Është e vërtetë se pati një pasaktësi fillestare, por të tilla gjëra edhe mund të ndodhin dhe mund të shpjegohen lehtësisht me gjendjen emocionale të çastit të njerëzve që punojnë në qendrat e komunikimit të cilët janë kolegë dhe miq të Aleksandrit. Thjesht u harrua fjala "klinike" tek shprehja "vdekje klinike" dhe ndodhi keqinformimi. Nuk është mirë që ndodhi kjo, por në fund të fundit është më e rëndësishme që u korrigjua shpejt, dhe edhe më e rëndësishme, që Aleksandri ishte gjallë”, shprehet Starova.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)