E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja me Serbinë, Hyseni: Thaçi befasoi Tadicin

PRISHTINË- Marrëveshja e fundit mes Prishtinës e Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe do të ketë pasoja për mbarë rajonin.

Kështu deklaron ish shefi i diplomacisë së Kosovës Skender Hyseni në një intervistë dhënë për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij, vendimi i kryeministrit Thaçi për të pranuar përfshirjen e rezolutës 1244 të KS- të OKB-së, ka befasuar të gjithë madje edhe vetë presidentin serb Boris Tadiç.

Hyseni thotë se kthimi në Rezolutën 12 44 paraqet kthim në çështjen e pazgjidhur të statusit të Kosovës, çka sipas tij, mund të ketë pasoja për Kosovën dhe gjithë rajonin.

“Gjëja e fundit që mund të pritej ishte që vet institucionet e Kosovës me vullnetin e tyre të rikthehen dhe përqafojnë Rezolutën 1244 si model identifikimi në takimet ndërkombëtare. Është absolutisht e papranueshme, e dëmshme dhe nuk ka dyshim që kjo mënyrë përfaqësimi dërgon mesazhe kundër produktive dhe të dëmshme për Kosoven”-ka thene Hyseni. Sipas tij pasojat e kesaj marreveshje janë të shumta dhe ë ky është vetëm një fillim i degradimit gradual të shtetësisë së Kosovës. “Me këtë ne e kemi legjitimuar politikën e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën”- ka thënë Hyseni. Ish ministri i Jashtëm thotë se pasojat Kosova do t’i vuajë në dekadat e ardhshme, dhe për këtë shembulli më i mirë është Republika e Maqedonisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›