E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore jo ne minutat e fundit te vleresohet insistimi i nderkombetareve

21-10-2010 / Gazeta 55

Ilir Meta

Kreu i LSI-se Ilir Meta ka kerkuar dje qe te fokusohet puna te hartimi i reformes se re zgjedhore duke e konsideruar kete si detyre paresore per te gjitha forcat politike ne vend. Ne mbledhjen e kryesise se LSI Meta tha se kjo force politike ka kerkuar me kohe nisjen e nje pune konkrete te nje platforme te prekshme per te permiresuar me te tej standardet e zgjedhjeve ne vendin tone.
Ne menyre qe te tregojme nje pergjegjshmeri perpara partnereve nderkombetare qe e kerkojne me insistim berjen e reformes zgjedhore ne kohe ne Shqiperi dhe jo per te toleruar shtyrjen e saj ne minutat e fundit sikurse gjithnje ka ndodhur pikerisht per shkak te mungeses se vullnetit te segmenteve te caktuara per te realizuar zgjedhje te lira te drejta te ndershme dhe te barabarta jo vetem per gjithe forcat politike por te barabarta per cdo qytetare te Shqiperise qe vota te jete e shenjte dhe e barabarte tha Meta.
Ai garantoi se Levizja Socialiste per Integrim do te vazhdoje me kontributin per ceshtjen zgjedhore ndaj i ka kerkuar komisionit per Ceshtjet Elektorale dhe Zgjedhore te LSI te shprehe bashkepunimin dhe ta intensifikoje pergatitjen e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›