Mazhoranca vote per ti hequr imunitetin Ilir Beqjas per shkeljet te Kushtetutes
Kuvendi do te diskutoje dhe hedhe ne votim sot kerkesen e nje grupit deputetesh te PD-se
Kuvendi i Shqiperise pritet te shqyrtoje sot ne seance plenare kerkesen e nje grupi deputetesh te Partise Demokratike per heqjen e imunitetit te deputetit socialist Ilir Beqja. Pak dite me pare selia blu kerkoi imunitetin e socialistit Beqja me akuzen e shkeljes se Kushtetutes ne perfitimin e fondeve publike gjate ushtrimit te detyres se ligjvenesit e ndaluar kjo me ligj kushtetues. Kerkesa e nje grupit deputetesh te PD-se pritet te votohet po sot pas diskutimeve qe priten mes paleve. Votimi do te jete i hapur mundesi kjo per te rikonfirmuar mazhorancen dhe voten unike te shumices parlamentare.
Me gjithe kundershtimet e paralajmeruara nga opozita shkelja e kushtetutes sjell ndeshkimin nga institucioni sovran i parlamentit. As opozita dhe askush tjeter smund te shpetoje nga gijotina kushtetuese shkelesin e ligjit. Ndersa nga ana tjeter Partia Socialiste do te thyeje vendimin e saj per te mos votuar asnje draft qe shkon ne Parlament dhe do te marre pjese ne seancen e sotme ne votimin e kerkeses per heqjen e imunitetit te deputetit Beqja.
Grupi parlamentar i mbledhur dje ne mesdite ka marre vendim qe ne seance plenare te kerkoje me force qe votimi per kerkesen per heqjen e imunitetit te deputetit socialist Ilir Beqja te behet i mbyllur. Socialistet kane konfirmuar voten kunder heqjes se mandatit te kolegut te tyre ndersa kane dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese te firmosur nga 27 deputete per interpretimin e Kushtetutes ne lidhje me kapitullin e neneve ku flitet per mandatet e deputeteve.
Mazhoranca e akuzon socialistin Beqja se ka perfituar fonde publike kur ka qene deputet gje qe eshte e ndaluar nga Kushtetuta. Ndersa PS pretendon se Beqja nuk ka qene ne ate kohe deputet pasi nuk kishte bere ende betimin. Por ne fakt zbardhja e dokumenteve ben qe deputeti socialist Ilir Beqja ti nenshtrohet trajtimit qe parashikon Kushtetuta per shkelesit e saj. Dhe per kete Kushtetuta flet vete.
Neni 70 dhe 71 i Kushtetutes thekson se Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
As me shume e as me pak Kushtetuta parashikon fatin e cdo shkelesi.