E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave drejt fundit vendimi pozitiv ne 8 nentor

21-10-2010 / Gazeta 55

Garanton ministri i Brendshem Lulzim Basha. Drejt finalizimit te procesit nga BE

Keshilli i Perfaqesuesve te Perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Europian i ka hapur dje driten jeshile shqyrtimit me 8 nentor nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE te vendimit mbi heqjen e vizave per Shqiperine. Kjo iu be e ditur ministrit te Brendshem Lulzim Basha nga Drejtori i Pergjithshem per Ceshtjet e Brendshme te Komisionit Europian Stefano Manservisi dhe Shefi i Njesise per Marredheniet me Jashte ne kete drejtori Luigi Soreca gjate nje takimi te zhvilluar ne Brdo Slloveni ne kuader te konferences rajonale mbi migrimin e paligjshem krimin e organizuar korrupsionin dhe terrorizmin.
Ky eshte hapi i fundit i vendimmarrjes per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Behet fjale per nje proces qe po shkon drejt fundit dhe vendimmarrja padyshim qe do jete pozitive u shpreh Basha.
Funksionaret e larte te Komisionit Europian ftuan zyrtarisht Ministrin e Brendshem Lulzim Basha te asistoje gjate mbledhjes vendimmarrese te Ministrave te Brendshem te vendeve anetare te BE per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.
Shqyrtimi me 8 Nentor i rekomandimit te Komisionit nga ana e Keshillit te Ministrave te Brendshem te vendeve te BE eshte hapi i fundit i vendimmarrjes per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Zyrtaret e larte te Komisionit Europian vleresuan progresin e arritur nga Shqiperia gjate procesit te liberalizimit te vizave dhe theksuan se heqja e vizave vjen pas permbushjes se plote te kushteve te percaktuara ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave.
Ministri Basha falenderoi Komisioneren Malmstrom dhe zyrtaret e larte te Komisionit Europian per mbeshtetjen e madhe qe i dhane ketij procesi dhe i siguroi ata se puna po vazhdon pa nderprerje dhe me ritme te shpejta edhe pas ketyre vendimeve historike.
Ne vecanti ministri Basha informoi bashkebiseduesit mbi fushaten e ndergjegjesimit te qytetareve shqiptare lidhur me perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren Schengen e po keshtu per konsolidimin e arritjeve dhe vazhdimin e reformave ne te gjitha fushat.
Shqiperia do te vazhdoje te punoje per te konsoliduar edhe me tej progresin e arritur ne te gjitha fushat dhe ne te njejten kohe mbetet e gatshme te raportoje mbi plotesimin rigoroz te kerkesave dhe detyrave te percaktuara nga Komisioni Europian dhe implementimin e tyre ne te ardhmen deklaroi ne takim ministri Basha.
Gjate punimeve te konferences perfaqesuesit e vendeve anetare te BE si dhe Raporterja e Parlamentit Europian Tanja Fajon pergezuan Shqiperine per plotesimin e kushteve qe cuan ne vendimmarrjen per liberalizimin e vizave dhe theksuan se procesi nuk ishte dhurate por nje proces i bazuar teresisht ne plotesimin nga Shqiperia te standardeve ne fushen e sigurise se dokumenteve te identitetit sigurise se kufijve luftes kunder krimit te organizuar e korrupsionit.
Ministri Basha siguroi perfaqesuesit e vendeve anetare se puna per konsolidimin e arritjeve do te vijoje me te njejtin ritem e perkushtim dhe deklaroi se per Shqiperine perfundimi i procesit te vendimmarrjes per liberalizimin e vizave do te thote me shume pergjegjesi per plotesimin dhe implementimin e standardeve europiane ne te gjitha fushat.
Gjate ministerialit te Brdo-s ministrat e brendshem te vendeve te rajonit shprehen angazhimin e plote per te mbeshtetur dhe cuar perpara nismen e Shqiperise per qarkullimin e qytetareve te rajonit pa viza dhe pa pasaporta ne te gjitha vendet e rajonit.
Levizja e lire ne rajon e pagezuar me emrin Schengen-i Ballkanik do tu mundesoje qytetareve te levizin ne te gjithe vendet e rajonit vetem me karta identiteti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›