E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda mbeshtet heqjen e vizave reformat e qeverise impresionuese

21-10-2010 / Gazeta 55

Kreu i Senatit te Vendeve te Uleta Van Der Linden takon kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli

Shqiperia ka shenuar nje progres te jashtezakonshem ne vitet e fundit. Holanda mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare si dhe integrimin e Shqiperise ne BE.
Kete garancia ka dhene dje kryetari i Senatit te Holandes Rene Van Der Linden i shprehu kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli gjate nje takimi te zhvilluar dje. Gjate takimit kryetari i Senatit te Holandes vleresoi si mbreselenese ndryshimet e jashtezakonshme qe Shqiperia ka shenuar vitet e fundit. Vecanerisht theksoi ai progresi i hapave drejt liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian eshte domethenes.
Eumlshte nje kenaqesi e vecante te kthehem serish ne Shqiperi si nje mik i shqiptareve dhe te konstatoj qe nga vizita ime e fundit ketu ndryshimet dhe progresin e jashtezakonshem qe vendi ka shenuar u shpreh Van Der Linden.
Procesi i liberalizimit te vizave ishte nder temat kryesore ku dy homologet u ndalen gjeresisht.
Nga ana e tij Van Der Linden vleresoi reformat e implementuara nga shteti shqiptar ne funksion te ketij procesi dhe e cilesoi kete moment shume te rendesishem per qytetaret shqiptare e vecanerisht per te rinjte te cileve iu hapen dyer te reja per te studiuar si dhe per te ardhmen e tyre.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu garancine e plote se qytetaret shqiptare do te permbushin me dinjitet detyrimet qe rrjedhin pas procesit te liberalizimit te vizave. Ajo tha gjithashtu se Parlamenti ka punuar forte muajt e fundit duke miratuar ligje shume te rendesishme ne permbushje te te gjitha kushteve per procesin e liberalizimit te vizave.
Ne kemi kaluar ligje shume te rendesishme ne Parlament ne mbeshtetje te liberalizimit te vizave. Kemi miratuar ligje qe forcojne luften kunder krimit te organizuar sic eshte ligji antimafia e shume ligje te tjera ne perputhje me legjislacionin e BE u shpreh Topalli ndersa shprehu keqardhjen per mospjesemarrjen e opozites ne miratimin e ketyre ligjeve te rendesishme.
Kryetari i Senatit te Holandes cilesoi si pozitive reformat e gjithanshme e sidomos reformat ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ai nxiti vijimin e metejshem te ketyre reformave ne kuader te ketij procesi.
Me tej Kryetarja e Kuvendit njohu homologun e saj me reformat e gjithanshme qe ka shenuar Shqiperia vitet e fundit. Duke vleresuar reformat dhe performancen e mire ekonomike ne vend kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqiperia eshte nder te vetmet vende qe vazhdon te kete rritje ekonomike rritje te investimeve te huaja si dhe rritje te eksporteve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›