E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ngjit 8 shkalle i vetmi vend qe shenon progres ne Ballkan

21-10-2010 / Gazeta 55

Liria e medias

Liria e shtypit ne Shqiperi kete vit shenon nje progres te konsiderueshem ne krahasim me 2009. Raporti vjetor i Reportereve pa Kufij e rendit Shqiperine ne vendin e 80-te ne indeksin e lirise se shtypit per vitin 2010 nga 178 vendet pjesemarrese.
Raporti pasqyron shkallen e lirise te gazetareve dhe organizatave mediatike ne te gjithe vendet dhe perpjekjet e bera nga autoritetet per te respektuar dhe siguruar lirine e medias gjate periudhes 1 shtator 2009 - 1 shtator 2010. Ne krahasim me nje vit me pare Shqiperia eshte ngjitur 8 vende me larte ne 2009 renditej e 88-ta Ne grafikun qe shoqeron raportin Shqiperia shenohet me nje koeficient prej 21. 50 dhe nje shigjete lart cka nenkupton se ky vend ka bere hapa para. Shqiperia le pas Serbine e renditur ne vendin e 85-te regresi i shenjuar ne grafike eshte me 2 shigjeta poshte Kosoven e renditur ne vendin e 92-te regresi i shenjuar ne grafik eshte me 2 shigjeta poshte dhe Mali i Zi renditur ne vendin e 105-te regresi i shenjuar ne grafike eshte me dy shigjeta poshte
Raporti veren se Gadishulli i Ballkanit eshte ende nje shqetesim dhe ka shenuar ndryshime te medha.
Ne krahasim me renditjen e nje viti me pare raporti veren se shtetet ku ka regres me te dukshem jane Mali i Zi qe ka zbritur me 27 vende me poshte Maqedonia me 34 vende me poshte Serbia me 23 vende dhe Kosova me 17 vende me poshte. Megjithese reformat legjislative te kerkuara per integrimin ne BE jane miratuar ne shumicen e vendeve te BE-se implementimi i tyre eshte ende ne nivel embrional- ose ne nje faze qe nuk ekziston fare - veren raporti. Kontrolli i mediave private dhe publike permes reklamave te siguruara nga buxheti institucional dhe bashkepunimi ne mes te qarqeve politike dhe gjyqesore eshte duke bere punen e gazetareve shume te veshtire nenvizon raporti.
Indeksi i raportit te Reportereve pa Kufij mat dhunen mbi lirine e medias ne botes. Pasqyron shkallen e lirise te gazetareve dhe organizatave mediatike ne te gjithe vendet dhe perpjekjet e bera nga autoritetet per te respektuar dhe siguruar lirine e medias. Raporti rendit ne vendin e pare Finlanden ne vend te dyte dhe te trete Islanda dhe Holanda. Ne vend te fundit renditen Kore e Veriut e 177-ta dhe Eritrea e 178-ta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›