E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, propozime per emigrantet

Klima politike e acaruar mes dy kampeve pas daljes ne skene te emrit te biznesmenit boshnjak Damir Fazllic dhe komenteve te opozites per lidhje te dyshimta mes tij dhe kryeministrit Berisha ne biznese okulte ne Shqiperi, nuk e ka cenuar aspak atmosferen bashkepunuese te dy kampeve poltike per nje nga reformat me jetike ne vend, per ate zgjedhore.

Komisioni i posacem per reformen zgjedhore, qe po punon per hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, i kushtoi te marten rreth 3 ore diskutim ceshtjes se votimit te emigranteve, si dhe disa propozimeve thelbesore ne lidhje me administrimin e zgjedhjeve nga shoqata joqeveritare.

Erjon Veliaj i Grupit 99 tha se kishte prezantuar nje dokument te detajuar per domosdoshmerine e votimit te emigranteve te cilet sic argumentoi Veliaj, kane nje kontribut ne Shqiperi me vlere 1 miliard euro ne vit dhe qe perbejne nje te treten e popullsise.

“Forma qe kemi propozuar eshte e thjeshte, ajo e votimit me poste. Barra e identifikimit u bie shqiptareve qe jetojne jashte, te tregojne kartat e identitetit dhe adresat e tyre. Pastaj eshte komisioni zgjedhor per personat jashte, qe do te kontrolloje votat. Nese Kosova e beri kete me 100 dite shtet, Shqiperia me 100 vjet shtet duhet ta beje”, ka pohuar Veliaj.

Veliaj e cilesoi mjaft pozitive seancen degjimore dhe shtoi se kishte marre konfirmim se dokumenti me  propozimet e tij do te shqyrtohen nga komisioni.

Ne kete takim anetaret e komisionit per reformen u njohen edhe me disa propozime te perfaqesuesve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit, qe kishin te benin kryesisht me administrimin e zgjedhjeve, nje nga ceshtjet me te kritikuara ne te gjitha zgjedhjet.

Zonja Vasilika Hysi e Komitetit Shqiptar te Helsinkit propozoi qe te gjitha komisionet zgjedhore te kene perberje jopartiake dhe jo me shume se 5 vete duke e shtrire kete ide edhe ne numerimin e votave.

Per here te pare komisioni degjoi dhe perfaqesues nga shoqatat e personave me aftesi te kufizuara, qe parashtruan ne komisionin e reformes zgjedhore kerkesen e tyre qe t’u jepet mundesi edhe kesaj kategorie te shoqerise te votojne.

Drejtuesit e ketij komisioni thane se do te prononcohen per median kur propozimet e parashtruara gjate mbledhjes se te martes te diskutohen dhe debatohen gjeresisht, duke pranuar se seanca ishte thjesht degjimore.

Komisioni per reformen nuk u ndikua aspak gjate dites se marte ne punen e tij nga tensionet e shfaqura nje dite me pare ne Kuvend, apo akuzat e ndersjellta mes eksponenteve kryesore te dy partive te medha te PD dhe PS, ne lidhje me ceshtjen Fazllic. Nje shenje se tek kompromiset, apo reformat e medha, lihen pas kraheve sherret e vogla te dites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›