Tiranë, arrestohen 5 studentë me 1000 euro false
Pesë studentë janë arrestuar pasi janë kapur me 1000 euro false dhe me një sasi lënde narkotike të llojit hashash. Policia dyshon se eurot kanë hyrë nga Maqedonia dhe do të shpërndaheshin nga tregun e kambistëve.
TIRANË - Pesë studentë kanë rënë në prangat e policisë teksa janë kapur me 1000 euro false dhe me një sasi lënde narkotike të llojit hashash. Ata janë arrestuar teksa policia ka realizuar një operacion për valutë false nga Seksioni i Antikrimit Ekonomik të Tiranës. Pas hetimeve të vazhdueshme policia kapi në flagrancë pesë studentët dhe pas një kontrolli në banesat e tyre, ku u gjetën dhe u sekuestruan eurot false dhe një sasi hashashi. Ende nuk bëhen të ditur emrat e studentëve të cilët kryen veprën penale të falsifikimit të parave, ndërsa policia është duke hetuar çështjen. Hetimet e para bëjnë të ditur se eurot do të shpërndaheshin në tregun e kambistëve dhe origjina e tyre mendohet të ketë ardhur nga Maqedonia.
(a.s/Balkanweb)