Lushnje, në fshatin Hajdaraj mungon uji prej 30 vitesh
LUSHNJE- 30 vjet pa ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre. Kjo është gjendja e jetesës së banorëve në fshatin Hajdaraj të Lushnjes, fshat i cili ndodhet vetëm 10 minuta larg qytetit. Për të mbushur kovat, apo bidonat me ujë banorëve u duhet të shkojnë më shumë se 30 minuta larg qendrës së fshatit dhe më pas transportin e ujit e bëjnë me kafshë. Gjendje e cila të rikthen në vëmendje kohërat e largëta të mesjetës.
E sikur mungesa e ujit të mos mjaftonte, banorët kanë mungesë të energjisë herë pas here dhe mungesë totale të zhvillimit.
Mungesa e zhvillimit ka bërë që edhe ky fshat ashtu si shumë të tjerë në Shqipëri të braktiset. Banorët synojnë qëndrat e rretheve ose Tiranën, ose emigrimin e paligjshëm gjithë peripeci, pasi jetesa ne fshatra të tillë duket e pamundur.
(a.r/news24/balkanweb)