“Reforma zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR”
Deklarata e përbashkët Ashton-Fule
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, dhe shefja e diplomacisë së Brukselit, Catherine Ashton, përmes një deklarate të përbashkët theksojnë si domosdoshmëri për klasën politike, ngritjen e tryezës së reformës zgjedhore. Dy zyrtarët e lartë të Brukselit sugjerojnë hartimin e dokumentit të ri elektoral, sipas rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR.
“Reforma elektorale duhet të jetë produkt i një konsensusi të gjërë politik. Ky është qëndrimi i Këshillit dhe Komisionit. BE mbështet iniciativën për opinion nga Komisioni i Venecias mbi shmangien e situatave të ngjashme elektorale në të ardhmen dhe pret që të gjitha forcat politike në vend ta mbështesin këtë iniciativë, në mënyrë që të dëshmojnë përpjekje serioze për kapërcimin e vështirësive që hasen në mbajtjen e zgjedhjeve së fundmi në 2011”, thuhet në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve të lartë të Brukselit, Catherine Ashton dhe Stefan Fule.