Ditët e ngjashme të totalitarizmit, pa të djeshme dhe të nesërme
Jeta na ka mësuar që të gjitha ditët në totalitarizëm janë të ngjashme, të gjitha ditët totalitare janë një ditë e vetme, nuk ka një ditë më pas, nuk ka një dje apo një nesër. Po ashtu nuk kemi më nevojë për segmente të realitetit dhe nuk kemi më nevojë për një drejtësi apo për një barazi të copëtuar. Kush nuk ka të drejtën e fjalës, të lirisë së shtypit, të lirisë së votës nuk është qenie njerëzore dhe nuk ka nevojë për memorien. Pa të drejtën e memories, kemi zgjedhur që të harrohemi. Të harrojmë të gjitha persekutimet, masakrat, gënjeshtrat, rrëzimet dhe të vdekurit. Të harrojmë të gjitha këto që mund të jenë një kujtim i dhimbshëm dhe harrojmë të gjitha herët kur harrojmë. E gjithë kjo që vetëm ata të qeshin me ne, si zotërinj të drejtë dhe të ndershëm. Të harrojmë ata ushtarë që qëllojnë mbi civilët, zinxhirët e tankeve që shtypin trupat e studentëve, plumbat që fishkëllejnë nëpër rrugë dhe gjakderdhjen, qytetet dhe sheshet që nuk kanë derdhur lot. Të harrojmë gënjeshtrat e pafundme, liderët e pushtetit që insistojnë që të gjithë duhet të harrojnë, të harrojmë dobësinë e tyre. Do të harroni me siguri, duhen harruar, mund të ekzistojnë vetëm kur janë të harruar. Për mbijetesën tonë, të harrojmë. Nëse nuk jeni antikinezë, jeni akoma njerëz? Kështu shkruan në ditarin e tij, Ai Wewei, me titull e vërteta nuk është antikineze. I ndodhur në arrest shtëpie i mbyllur totalisht prej regjimit Ai Weiwei tregon nëpërmjet ditarit të tij.
28 maj 2009. Jam gati. Ose më mirë nuk ka asgjë për të qenë gati. Një person. Është gjithçka që kam, është e gjitha ajo që kushdo ka dhe është gjithçka që mund të jap. Në momentin e nevojës nuk do të ekzistoj dhe nuk do të jem i pavendosur. Nëse kishte gjëra për të cilat mund të kem nostalgji, janë ato që më ofron jeta. Këto mrekullira janë të njëjta për çdonjërin prej nesh, një lojë në të cilën të gjithë janë të barabartë, me lirinë dhe iluzionet që e shoqërojnë. Konsideroj të gjitha kërcënimet kundër të drejtës njerëzore, dinjitetit dhe racionalitetit. Dua të mësoj për t’i përballuar. Jo shumë kohë më parë, vdekja kolektive e atyre fëmijëve të sakrifikuar më ka ndihmuar të kuptoj çmimin e jetës të çdo individi dhe të shoqërisë. Nuk e dua cinizmin, bashkëpunimin, frikën, nuk kam asgjë për të diskutuar. Ja u kam thënë: mos u ktheni më tek unë. Nuk do të bashkëpunoj. Nëse do të riktheheni tek unë, merrni edhe instrumentet e torturës.
3 qershor 2009. Jeta na ka mësuar që të gjitha ditët në totalitarizëm janë të ngjashme, të gjitha ditët totalitare janë një ditë e vetme, nuk ka një ditë më pas, nuk ka një dje apo një nesër. Po ashtu nuk kemi më nevojë për segmente të realitetit dhe nuk kemi më nevojë për një drejtësi apo për një barazi të copëtuar. Kush nuk ka të drejtën e fjalës, të lirisë së shtypit, të lirisë së votës nuk është qenie njerëzore dhe nuk ka nevojë për memorien. Pa të drejtën e memories, kemi zgjedhur që të harrohemi. Të harrojmë të gjitha persekutimet, masakrat, gënjeshtrat, rrëzimet dhe të vdekurit. Të harrojmë të gjitha këto që mund të jenë një kujtim i dhimbshëm dhe harrojmë të gjitha herët kur harrojmë. E gjithë kjo që vetëm ata të qeshin me ne, si zotërinj të drejtë dhe të ndershëm. Të harrojmë ata ushtarë që qëllojnë mbi civilët, zinxhirët e tankeve që shtypin trupat e studentëve, plumbat që fishkëllejnë nëpër rrugë dhe gjakderdhjen, qytetet dhe sheshet që nuk kanë derdhur lot. Të harrojmë gënjeshtrat e pafundme, liderët e pushtetit që insistojnë që të gjithë duhet të harrojnë, të harrojmë dobësinë e tyre. Do të harroni me siguri, duhen harruar, mund të ekzistojnë vetëm kur janë të harruar. Për mbijetesën tonë, të harrojmë. Nëse nuk jeni antikinezë, jeni akoma njerëz?
3 qershor 2009. Partia po vë në provë njerëzit me njëmijë mënyra: interneti është i çensuruar, arsimi i programuar, gazetat plot shpifje, qumështi i helmuar, dhe nëse jemi të papunë jemi të dënuar. Në mjetet publike shpërthejnë bomba, toka na vidhet, shtëpia na prishet, fëmijët shiten, vajzat e reja të përdhunuara dhe gjithçka tjetër i përket rojeve, administratorëve të qyteteve, policisë ushtarake, njerëzve të sigurisë të shtetit: ose është normale ose çmendu. Kërkoni që përdhunuesit të arrestohen, do të thonë je antikinez; fëmijët shtypen nga ngrehina që bien, por të interesohesh për ndërtimet është antikineze; të flasësh për ushqimet e helmuara është antikineze; të bësh një peticion kur civilët rrihen dhe dhunohen është antikineze; të bësh trafik fëmijësh, të shesësh gjak të infektuar, të bësh të punojnë si skllevër në miniera, të falsifikosh lajmet, të thyesh rregullat në prokurori, të shkelësh të drejtat kushtetuese, të bllokosh internetin.. ai që ngre këto problem është antikinez. Nëse nuk jemi antikinezë, jemi akoma njerëz? Nëse ka dënim ndërkombëtar, atëherë flitet se janë forca të huaja antikineze. Kanë kaluar 60 vjet dhe nuk kemi parë një votim, nuk ka arsim për të gjithë, sigurime shëndetësore, liri shtypi, fjale apo informimi. Nuk ka liri për t’u transdferuar në një vend tjetër, nuk ka gjykata, sindikata të pavarura.. ka vetëm një Kalë bari dhe balte (simbol i rezistencës kundër censurës së internetit). Është e pamundur të imagjinosh efektet që ka patur interneti në shoqërinë kineze: sepse Kina është e bazuar tek izolimi, kontrolli dhe kufizimi i lirisë së shprehjes. Kjo censurë e internetit ka favorizuar në Kinë forca të reja, të cilat janë të interesuara për mjetet e informacionit dhe mundësive që ofron teknologjia. Internet i ka dhënë lirisë së fjalës një kuptim të ri. Të gjithë mund të kenë avantazhe nga këto teknologji të reja; mbështetja në këto vlera do të vendosë në një pozicion shumë të vështirë politikanët autoritarë. Do të vazhdoj të përdor internetin, dhe si artist mendoj që ky mjet ka një potencial dhe karakteristika ekspresive të pabesueshme: ka qenë edhe një burim i kujtimeve të paharrueshme (Ai Veivei ka lindur në Pekin më 28 gusht të vitit 1957. U diplomua në Akademinë e Kinemasë, pastaj ju përkushtua pikturës, dhe sot është ndoshta artisti kinez më i shquar në nivel ndërkombëtar. Bashkautor në projektin e stadiumit “Foleja Zogut” të ndërtuar për Olimpiadën Pekin 2009. U arrestua në prill dhe pas një mobilizimi ndërkombëtar dhe sot ndodhet në arrest shtëpie).