Gedafi sulm me raketa Skud
Lajmi është bere publik nga zyrtare amerikane te mbrojtjes. Raketa është lëshuar pranë qyteti Sirte, me synim për te goditur Bregan, qytetin qe aktualisht është nen kontrollin e rebeleve. Besohet se ushtaret e Gedafit zotërojnë mbi 200 raketa te tilla dhe ata kane deklaruar se do ti përdorin ato nëse rebelet vijojnë ofensivën drejt kryeqytetit Tripoli. Ndërkohë rebelet vijojnë sulmet, me qëllimin për t’ju afruar çdo dite e me shume Tripolit. Ndonëse përparimi është i vështirë, ata janë te bindur se po ja mbyllim te gjitha rrugët kolonelit. Mëngjesin e se martës, ne afërsi te qytetit Zauija, nga snajperët e ushtareve libiane, kane humbur jetën mbi 10 qytetare. Ngjarjet e ditëve te fundit kane sjelle edhe reagimin e shtëpisë se bardhe. Një zëdhënës i saj ka deklaruar se ditëve te Gedafit po I vjen fundi. Ndërkaq, mediat libiane konfirmojnë se ministri i brendshëm Naser al Mabruk Abdullah, është larguar nga Tripoli drejt Kajros me një avion privat, se bashku me 9 anëtarë te familjes se tij. Ky është i dyti ministër i qeverise se Gedafit qe arratiset.