E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi italian i bën jehonë forumit “Të investosh në Shqipëri. Avantazhe dhe mundësi”

Gazetat prestigjoze italiane "La Stampa", "Il Corriere della sera" dhe "Il sole 24 ore" në artikujt e botuar sot, i bëjnë një vizatim optimist bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat.

Në faqen ekonomike të gazetave "La Stampa", "Corriere della sera" dhe "Il Sole 24 ore", një vend të rendësishëm ka zënë në numrin e sotëm artikujt që trajtojnë gjerësisht mundësi bashkëpunimin në sektorin e energjisë e më gjërë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Citohen aty grupe të mëdha që kanë interesa për të investuar e bashkëpunuar e konkretisht, ENEL që do të ngrejë një termocentral të madh në bregdet, Terna që do të realizoje lidhjen nenujore nëpërmjet Shqipërisë dhe me krejt Ballkanin, por edhe kompani më të vogla si ajo siciliane Moncada që parashikon ndërtimin e një impianti 500 megawat që prodhon energji nga era dhe që një pjesë e saj do të mund ta trasmetojë në të ardhmen edhe në Itali.

Nevojat në rritje të vendit tonë për energji – uria per energji, sikurse thuhet në artikull – lidhen me projektet e industrializimit dhe që në pjesën më të madhe financohen nga institucionet ndërkombëtare si BEI, BERZH, dhe Banka Botërore.

Ndërkohë, gjithnjë sipas artikullit, Kryeministri Sali Berisha, duke përcaktuar programe zhvillimi qe mbështeten në pikat e forta të sistemit shqiptar - rritja vjetore e GDP ndërmjet 5-6%, redukti me 10% i taksave për firmat dhe kosto e punës mjaft e ulët kundrejt mesatares europiane - surprizon duke imagjinuar për Shqipërinë një rol në të ardhmen si "superfuqi e vogel energjitike në rajon".

Kryeministri shpjegon se ideja është që të rikuperohet disniveli i sotëm dhe në perspektivë Shqipëria të bëhet furnizues i vendeve ballkanike (një treg i konsiderueshëm prej 60 milionë banorësh) dhe i vendeve më të afërta europiane si Greqia dhe Italia.

"Dyert tona janë të hapura për këdo që dëshiron të shfrytëzojë mundësitë që ofrojmë" ka konfirmuar Berisha, i ftuar i nderit i Forumit ekonomik mbi avantazhet dhe mundesitë e investimeve në Shqipëri të organizuar nga Italbania, shoqatë për zhvillimin dhe bashkëpunimin italo-shqiptar. Por ftesa, ka shpjeguar më tej, i drejtohet sidomos Italisë, në vijimësi partneri i parë tregtar me 71% të importeve dhe 28% të eksporteve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›