E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillari Klinton i konfirmon Haxhinastos bashkepunimin e ngushte per ceshtje te stabilitetit te Ballkanit

24-09-2010 / Gazeta 55

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto takon Sekretaren amerikane te Shtetit Hilari Klinton. Gjate takimit promovohet bashkepunimi konstruktiv ne rajon

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto mori pjese ne darken Trans-Atlantike dhene nga Sekretarja e Shtetit e ShBA Hilari Klinton ne Nju Jork.
Ne kete darke pune ku ishin te ftuar Ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve anetare te NATO u diskutua rreth disa ceshtjeve te rendesishme per paqen dhe sigurine ne zonen euroatlantike dhe me gjere si dhe mbi sfidat e reja per sigurine e perbashket dhe mundesine e rritjes se bashkepunimit me qellim perballimin e tyre.
Gjate darkes Ministri Haxhinasto zhvilloi edhe nje bisede te ngrohte me Sekretaren amerikane te Shtetit Hilari Klinton e cila e uroi Haxhinasto per marrjen e detyres dhe i konfirmoi ftesen per nje vizite ne Uashington ne fundin e ketij viti.
Gjate bisedes me Sekretaren Klinton Ministri Haxhinasto diskutoi rreth zhvillimeve ne rajon duke theksuar gatishmerine e Shqiperise per te promovuar me tej dialogun dhe bashkepunim konstruktiv mes vendeve te Ballkanit Perendimor.
Gjithashtu Ministri Haxhinasto theksoi se eshte i nevojshem vazhdimi i angazhimit intensiv te Shteteve te Bashkuara ne procesin e bisedimeve qe Qeveria e Kosoves do te vazhdoje me Serbine per ceshtje teknike vecanerisht tashme qe ceshtja e statusit eshte mbyllur perfundimisht.
Sekretarja Klinton i konfirmoi Ministrit Haxhinasto se SHBA do te jete pjese aktive e ketij procesi.
Darka Trans-Atlantike u organizua gjate Sesionit te 65 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe po zhvillohet ne Nju Jork.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›