KLD Drejtesia deshtoi per ndeshkimin e korrupsionit
Drejtesia ka deshtuar ne ndeshkimin ligjor te rasteve te korrupsionit. Nje konstatim i tille eshte bere nga nenkryetari i KLD-se zoti Kreshnik Spahiu gjate analizes se vjetarit statistikor te vitit 2009 me gjyqtare qe niveleve te ndryshme. Drejtesia shqiptare jo vetem ka deshtuar ne sjelljen per gjykim te personave pergjegjes per keto vepra penale korrupsion aktiv pasiv shperdorim detyre mashtrim por edhe ato pak vendime gjyqesore te dhene permbajne ne vetvete kontradikta te cilat kane veshtiresi justifikimi ne nje plan krahasues - tha zoti Spahiu. Ne shqyrtimin e vendimeve rezulton se denohen me shume personat qe japin ryshfet sesa ata qe marrin. Ne vendimet e gjykatave ne shumicen e rasteve te gjykuarit ndeshkohen vetem me gjoba dhe ne pak raste ka vendime me burg. Nje tjeter shqetesim serioz i ngritur nga nenkryetari i KLD-se eshte edhe pezullimi i ekzekutimit te vendimit me burgim. Zoti Spahiu solli nje te dhene per ta faktuar shqetesimin e tij Nga totali i 4407 gjykime te denuar deri ne 5 vjet jane pezulluar 1022 denime pra afersisht 23 dhe nga keto 1010 kerkesa jane paraqitur Prokuroria. Edhe per ekzekutimin e vendimeve KLD nuk sheh te njejten fenomen. Nderkohe qe gjykatat japin vendime denimi nuk ndodh e njejta gje me Prokurorine dhe organet e tjera pergjegjese te cilat ekzekutojne vetem 293 te vendimeve te dhena ku shumica e vendimeve te ekzekutuara jane ato me burgim ne te cilat te denuarit kane qene me mase sigurimi ndersa persa i perket denimeve me gjobe te cilat ndikojne direkt ne buxhetin e shtetit ekzekutohen vetem 1/5 e tyre dhe vetem 1/3 e denimeve plotesuese. Por ne analizen e te dhenave per vitin e kaluar Spahiu konstaton edhe permiresime si numri i larte i ceshtjeve te gjykuara apo permiresime ne dhenien e vendimeve per ceshtjet penale. Me poshte eshte raporti i paraqitur nga nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ne takimin e djeshem ne menyre jo-integrale.
Raporti i paraqitur nga nenkryetari i KLD-se per Vjetarin Statistikor te gjyqesorit per vitin 2009
1. CESHTJE TE SHQYRTUARA NE TERESI NE TE GJITHA NIVELET
Gjykata ne Shqiperi kane perballuar ne kushte pune te pafavorshme ku vetem pak Gjykata kane mundesi te funksionojne ne kushte te pershtatshme nje volum te jashtezakonshem ceshtjesh te cilat vijojne si me poshte
Ne Gjykatat e Shkalles se Pare jane gjykuar 59060 ceshtje civile 7343 penale dhe 11566 kerkesa penale pra gjithsej 78383 ceshtje ne Gjykatat e Apelit jane gjykuar gjithsej 7544 dhe ne Gjykaten e Larte 2180.
Ne total jane gjykuar 88107 ceshtje ne te gjitha nivelet e gjyqesorit per vitin 2009.
Ne pergjithesi gjyqtaret e Shkalles se Pare kane perballuar nje ngarkese mesatare ne rang Republike prej 246 vendimesh te dhena ne vit pra me shume se 1 vendim ne dite. Krahasuar me volumin e ceshtjeve te ardhura ne vitet e kaluar volumi i ceshtjeve te regjistruara eshte ne rritje ndersa volumi i ceshtjeve penale luhatet ne kuota te peraferta.
Nje volum kaq i madh pune nuk ka si te mos ndikoje ne cilesine dhe shpejtesine e gjykimeve prandaj duke u bazuar pikerisht ne keto te dhene te pasqyruar me saktesi sot por te njohura per operatoret e sistemit edhe me pare Keshilli i Larte i Drejtesise Presidenti i Republikes dhe Ministria e Drejtesise u gjeten perballe nevojes urgjente per shtim te numrit te gjyqtareve ne disa gjykata duke pritur per rrjedhoje nje lehtesim dhe ulje te ngarkeses ne disa Gjykata te mbingarkuara. Ketu perjashtohet Gjykata e Tiranes ku do te plotesohen edhe 5 vende vakante tashme te shpallura si edhe ku eshte mbajtur parasysh edhe fakti qe do te krijohet Gjykata Administrative e cila do te lehtesoje ngarkesen e gjyqtareve por edhe mungesa e ambienteve per te sistemuar nje numer me te madh gjyqtaresh.
2. LLOJET DHE MASAT E DENIMEVE
Ne analize te politikes penale te ndjekur nga gjykatat e Rretheve Gjyqesore sipas statistikave te dhena nga Ministria e Drejtesise deshiroj te vecoje keto perfundime
Ne gjykatat e Rretheve Gjyqesore nga 7343 ceshtje penale te gjykuara gjithsej rezulton se 84 kane perfunduar me vendim fajesie dhe vetem 5 me vendim pafajesie ose e shprehur me shifra nga 7343 ceshtje penale te gjykuara 6235 kane perfunduar me vendim fajesie nga keto ceshtje 157 te denuar jane te intervalit te masave te denimit shume te renda 10-25 vjet burgim dhe 10 prej tyre jane denuar me burgim te perjetshem.
Pra gjykata nuk eshte nje organ i cili liron kriminelet por perkundrazi eshte nje organ i cili i denon pergjegjesit e veprave penale.
3. PEZULLIME TE EKZEKUTIMIT Neni 59 i Kodit Penal
Ne lidhje me aplikimi i nenit 59 te Kodit Penal per pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim per te denuarit deri ne nje maksimum prej 5 vitesh mund te nxjerrim keta perfundime
Nga totali i 4407 te denuar deri ne 5 vjet jane pezulluar 1022 denime pra afersisht 23 dhe nga keto 1010 kerkesa jane paraqitur Prokuroria. Ne shume raste Gjykata e Rretheve Gjyqesore pavaresisht nga kerkesa e Prokurorit nuk kane vendosur per pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim. Pershembull Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nga 373 kerkesa te Prokurorise ka pranuar vetem 304 prej tyre pra 81 duke rrezuar keshtu afersisht 19 te kerkesave. Po keshtu Gjykata e Vlores nga 87 kerkesa ka pranuar 57 pra 65 dhe ka rrezuar 35 te tyre. Te mos harrojme se keto rrethe gjyqesore jane nder me te medhate ne vend dhe me shkallen me te larte te kriminalitetit te dokumentuar dhe nga keto shifra duket qarte qendrimi ashpersues qe ka mbajtur Gjykata ne politiken e denimeve. Ndersa Gjykata e Krimeve te Renda nga 4 kerkesa te Prokurorise nuk ka pranuar asnje.
4. EKZEKUTIMI I VENDIMEVE GJYQSORE.
Nderkohe qe gjykatat japin vendime denimi nuk ndodh e njejta gje me Prokurorine dhe organet e tjera pergjegjese te cilat ekzekutojne vetem 293 te vendimeve te dhena ku shumica e vendimeve te ekzekutuara jane ato me burgim ne te cilat te denuarit kane qene me mase sigurimi ndersa persa i perket denimeve me gjobe te cilat ndikojne direkt ne buxhetin e shtetit ekzekutohen vetem 1/5 e tyre dhe vetem 1/3 e denimeve plotesuese. Ne total ekzekutohen 2770 vendime kundrejt 6696 vendimeve te paekzekutuara.
5. VENDIMET E PROKURORISE LLOJET E TYRE
Ne qendrim i tille vihet re jo vetem ne ekzekutimin e vendimeve por edhe ne ceshtjet te cilat vijne ne gjykim ku nga nje numer total prej 22 456 ceshtje ne hetim vetem 6229 ceshtje jane sjelle per gjykim ose 277 te ceshtjeve 4718 jane te pushuara ose 21 5913 ceshtje jane te pezulluara ose 26 ndersa per 5679 ceshtje eshte vendosur mosfillimi ose per 253.
6. CILESIA DHE SHPEJTESIA E GJYKIMEVE
Rezultate pozitive veren edhe per sa i perket shpejtesise se gjykimeve ku me shume se gjysma e ceshtjeve penale te themelit jane gjykuar brenda 2 muajsh dhe me shume se nje e treta brenda 6 muajve pra gjithsej nga 6929 ceshtje penale civile te gjykuara ne gjykatat e shkalles se pare 6026 ose 86 jane gjykuar brenda 6 muajve dhe vetem 200 kane kaluar afatin 1 vjecar ose rreth 28 e ceshtjeve te gjykuara.
Ndersa ne lidhje me cilesine e gjykimeve kemi keto rezultate rreth 67 e vendimeve jane lene ne fuqi nga Gjykatat e Apeleve dhe 11 e tyre jane ndryshuar ku nga 351 ceshtje te ndryshuara 333 jane ndryshuar ne lidhje me masen e denimit.
Pra ne perfundim te analizes se ketyre te dhenave konstatojme se ne shumicen e rasteve gjykatat kane punuar me shpejtesi dhe cilesi te mire pavaresisht nga ngarkesa e larte e ceshtjeve duke ndjekur njekohesisht ne pergjithesi nje politike penale ne denime ne perputhje me shkallen e kriminalitetit ne rrethet gjyqesore perkatese megjithate shume pune mbetet ende per te bere
Eshte e vertete se gjykatat kane perballuar nje volum te madh punesh ne krahasim me numrin e ceshtjeve te shqyrtuara ne vitet e kaluara ne total por per ceshtjet penale ky volum ka qene me i ulet se ato te shqyrtuara ne vitin 2008 dhe ne te njejten kohe eshte gjithashtu me i larte numri i dosjeve te mbartura te cilat jane ne total 13530 per vitin 2009.
Mbetet ende i larte numri i ceshtjeve te cilat kthehen per rigjykim rreth 10 te ceshtjeve te ankuara ne apel gje qe tregon jo vetem per gabime te renda procedurale por e vendos Gjykaten ne nje pozite ku krijohen probleme per afatet e gjykim si edhe per te drejten e te pandehurit per tu gjykuar brenda nje afati te arsyeshem
7. VEPRAT PENALE QE KANE LIDHJE ME DETYREN
Eshte e vertete se drejtesia udhehiqet nga parimi se nuk ka barazi ne paligjshmeri pra ata qe shkelin ligjin nuk mund te pretendojne te mos denohen meqenese ka edhe te tjere shkeles te cilet nuk jane denuar por nga ana tjeter gjykata ne dhenien e denimeve me burgim duhet te ruaje nje barazi apo ekuiliber dhe sidomos te kete parasysh qe denimi te jete ne perputhje me shkallen dhe rendesine e shkeljes. Por nuk arrin ne kete perfundim neqoftese veren vendimet e dhena nga gjykatat per ato krime qe jane me ndjeshmeri me te larte ne ditet e sotme. Megjithese me te perfolurat si vepra penale te cilat jane me te perhapura dhe te tilla qe po sjellin nje degradim te vlerave ne shoqeri si edhe po paralizojne punen dhe veprimtarine e organeve shteterore veprat penale qe kane lidhje me korrupsionin reflektojne shume ne lidhje me sistemin
Keshtu ne nje analize te vendimeve te dhena nga gjykatat per veprat penale te korrupsionit aktiv e pasiv te nepunesve publik e te nepunesve te larte shteterore e zgjedhore si edhe per vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike te parashikuara nga nenet 164/b 244 245 245/1 258 259 e 260 te Kodit Penal veme re keto perfundime
Drejtesia shqiptare jo vetem ka deshtuar ne sjelljen per gjykim te personave pergjegjes per keto vepra penale gjithsej jane 34 ceshtje dhe 44 te denuar ne nje total prej 6929 ceshtjes penale te gjykuara dhe 7259 te denuar sipas Kodit Penal Civil pa perfshire ate Ushtarak por edhe ato pak vendime gjyqesore te dhene permbajne ne vetvete kontradikta te cilat kane veshtiresi justifikimi ne nje plan krahasues.
P.sh. drejtesia penale shqiptare tregohet me e ashper me ata te cilet japin ryshfetin qe jane njerez te thjeshte dhe ne ndonje rast edhe te detyruar nga situata sesa me ata te cilet e marrin kete ryshfet. Megjithese ligji penal eshte i qarte qe marrja apo kerkimi i ryshfetit eshte nje veper penale me e rende se sa dhenia e saj edhe per vet faktin se kryhet nga nje funksionar publik apo shteteror i sjell shtetit dhe interesave te shtetasve nje dem te drejtperdrejte perseri masat e denimeve jane me te uleta.
Keshtu per vepren penale te korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike Neni 244 i Kodit Penal qe denohet me burgim nga 6 muaj -5 vjet kemi 1 ceshtje te gjykuar dhe 5 te denuar nga te cilet 4 me nje mase denimi deri ne 2 vjet burgim dhe 1 nga 2-5 vjet burgim pra kemi te denuar vetem me burgim.
Ndersa per te kunderten e saj Korrupsion pasiv personave qe ushtrojne funksione publike Neni 259 i Kodit Penal pra ajo veper qe denon zyrtarin e cila denohet me dy masa denimi me gjobe dhe me burgim nga 2-8 vjet kemi 15 te denuar nga te cilet 12 deri ne 2 vjet burgim pra te denuar me minimumin e kerkuar nga ligji per kete veper penale ose me pak 1 te denuar nga 2-5 vjet burgim 1 te denuar nga 5-10 vjet burgim si edhe kemi edhe 1 te denuar vetem me gjobe pra te cilit i eshte hequr denimi me burgim.
Kur flitet per zyrtare te larte gjendja perkeqesohet nga 3 ceshtje per korrupsion aktiv neni 245 jane gjithsej 2 te denuar 1 me gjobe dhe 1 me burgim deri ne 2 vjet nderkohe qe kjo veper penale denohet dhe me gjobe dhe me burgim nga 1-5 vjet pra me te dyja masat e denimit ndersa per 1 ceshtje eshte ndryshuar kualifikimi nga Gjykata e Beratit nga Neni 245 Korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore ne nenin 143 i Kodit Penal Mashtrim. Per ceshtje te korrupsionit pasiv perseri te zyrtareve te larte Neni 260 i Kodit Penal ne gjykim ka ardhur vetem 1 ceshtje dhe nuk ka asnje te denuar per kete veper penale pasi eshte ndryshuar kualifikimi nga Gjykata e Fierit nga Neni 260 ne Nenin 259 te Kodit Penal.
Ne vijim denohen me ashper ata qe jane gjetur fajtor per kryerjen e korrupsionit ne sektorin privat 1 ceshtje 2 te denuar te dy me burg deri ne 2 vjet veper penale kjo shume pak e perhapur ndersa nuk ndodh keshtu me sektorin shteteror megjithese vepra penale eshte me e perhapur dhe ka rrezikshmeri me te larte e cila reflektohet edhe ne masen e denimit te parashikuar nga dispozita ligjore. Per sa i perket vepres penale te korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve te tjere te drejtesise ka vetem nje ceshtje te gjykuar nga Gjykata dhe 1 te denuar.
Per nje veper tjeter penale mjaft te perfolur sic eshte Shkelja se pabarazise ne tendere Neni 258 i Kodit Penal e cila denohet me gjobe ose burgim deri 3 vjet jane gjithsej 15 te denuar dhe te gjithe jane denuar me gjobe pra 100 dhe ska asnje te denuar me burgim pra 0 pavaresisht se kjo veper penale eshte mjaft e perhapur dhe me ndjeshmeri te larte per qytetaret dhe biznesin dhe sjell drejtperdrejte pasoja te medha ekonomike per shtetin.
Ne grupin e ketyre veprave penale me e perhapura dhe ajo qe ka me shume ceshtje per gjykim eshte Shperdorimi i detyres ky jane gjykuar 105 ceshtje dhe jane 99 te denuar por edhe ne kete veper penale megjithese denimi eshte me gjobe dhe burgim deri ne 7 vjet ne 28 raste gjykata ka aplikuar vetem denimin me gjobe dhe ne 69 raste me burgim deri ne 2 vjet pra denime mjaft te lehta te cilat ne asnje rast nuk i afrohen maksimumit te parashikuar nga ligji.
Nga nje kendveshtrim kaq i qarte dhe i plote i hetimit gjykimit dhe denimit per keto vepra penale nuk mund te mos shprehim zhgjenjimin tone jo vetem si autoritet pergjegjes per administrimin e drejtesise por edhe si qytetar te ketij vendi qe edhe ne keto pak rastet te cilat arrijne te shkojne perpara Gjykates drejtesia humbet ne denime minimale ne vend qe te jepte shembull per te inkurajuar qytetaret ne denoncimin e tyre.
Keto denime japin vetem nje mesazh qe ne asnje rast dhe per asnje rrethane nuk duhet ta jap nje sistem gjyqesor ate qe jo vetem qe keto lloj krimesh nuk do te hetohen por edhe ne rast se do te jemi te detyruar te shkojme ne gjyq perseri do te gjejme menyren per te denuar sa me pak apo per ti shpetuar drejtesise.
Jane pikerisht keto pak vendime dhe mesazhi qe ato percjellin qe zbeh dhe zhvlereson te gjithe punen voluminoze te perballuar kushtet e veshtira cilesine dhe shpejtesine e gjykimeve dhe vendimeve dhe ben te veshtire te percjellesh anet e mira te sistemit kur ai cenon aty ky njerezit jane me te ndjeshem. Ne kete pike edhe Gjykatat kane deshtuar ashtu si te gjitha institucionet e tjera pergjegjese per te luftuar keto veper penale.
Por eshte detyra jone te jemi korrekt dhe te ftohte ne analize te vleresimit te pergjithshem. Megjithese ne vete permendem nje deshtim ne gjykimin dhe denimin e veprave penale qe kane lidhje me korrupsionin nuk duhet te leme pa permendur edhe ato shifra te cilat tregojne nje arritje te sistemit ne luften ndaj krimit per kategori te tjera veprash.
Keshtu ne vitin 2009 kemi gjithsej 352 ceshtje te gjykuara per veprat penale te lidhura me narkotiket si trafikimi kultivimi shitja etj. dhe 414 persona te denuar per kryerjen e ketyre krimeve te cilat jane mjaft te renda per krimet kunder jetes dhe shendetit jane gjykuar 351 ceshtje dhe rezultojne 330 te denuar ndersa per krimet kunder pasurise dhe ne sferen ekonomike jane 2216 ceshtje penale te shqyrtuara dhe 2568 te denuar.
Ne analize te llojit te veprave penale per te cilat jane dhene denimet nga Gjykatat rezulton se intensiteti me i larte i personave te denuar eshte per krimet kunder pasurise dhe ne sferen ekonomike gje qe duhet te pasoje detyrimisht me nje refleksion per shkaqet sociale qe diktojne nje kriminalitet me te madh per keto lloj krimesh.
Gjithashtu nje analize sociale duhet ti behet edhe te dhenave te cilat tregojne per nje rritje te kriminaliteti tek te denuarit e mitur te cilet jane 411 te denuar nga 7259 pra rreth 6 e numrit pergjithshem te te denuarve por qe eshte nje numer ne rritje sidomos per krime.
Nje rendesie paresore por kane nje perhapje shume te madhe dhe ndjeshmeri te larte shoqerore nuk ka asnje ceshtje te sjelle perpara gjykates duke bere keshtu qe keto dispozita penale te jo vetem te mos permbushin qellimin e tyre por edhe te zhvleresohen totalisht p.sh. te gjithe kemi informacion se tregu i punesimit ne vendin tone eshte ne nje pjese te konsiderueshme ilegal pra nuk deklarohet numri i sakte i te punesuarve nuk paguhen sigurimet e punonjesve ose edhe aty ku paguhen ato nuk jane te plota. Megjithese Punesimi i paligjshem eshte nje kundravajtje penale asnje ceshtje e tille e cila cenon drejtperdrejte interesat e shtetasve te cilet punojne te pasiguruar si edhe njekohesisht interesat e shtetit i cili nuk siguron te ardhurat e nevojshme nuk eshte paraqitur perpara Gjykatave ne vitin 2009.
Ne perfundim te analizes se ketyre te dhenave mund te gjejme nje kuader me te plote te punes se sistemit gjyqesor e cila ne qarteson per te analizuar situaten reale dhe te mund te te nxjerrim ne pah ne menyre objektive si te metat ashtu edhe arritjet.
18 Tetor 2010