Reformë e thellë në biznes, çdo subjekt me 4 milionë lekë xhiro paguan TVSHNga TemaNjë grup i madh biznesesh në vend do të jenë të detyruar të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar, për shkak se administrata e tatimeve ka vendosur të cilësojë biznes të
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Reformë e thellë në biznes, çdo subjekt me 4 milionë lekë xhiro paguan TVSHNga TemaNjë grup i madh biznesesh në vend do të jenë të detyruar të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar, për shkak se administrata e tatimeve ka vendosur të cilësojë biznes të madh të gjithë ata që kanë një xhiro vjetore më të madhe se 4 milionë lekë. Administrata e tatimeve i ka propozuar Ministrisë së Financave këtë ndryshim shumë të madh, e cila do të vendosë, nëse kjo do të bëhet ligj apo jo e që më pas të kalojë në parlament. Deri më tani tatim mbi vlerën e shtuar paguan çdo biznes që ka një xhiro vjetore më shumë se 8 milionë lekë dhe ky në fakt është edhe kufiri që ndan biznesin e vogël nga ai i madh. Gjithashtu, administrata e tatimeve ka nisur edhe disa verifikime të hollësishme për të gjitha subjektet që fshehin xhiron reale dhe që i shmangen me qëllim pagimit të taksave dhe kryesisht TVSH në këtë rast. Zgjerimi i bazës së bizneseve të mëdha që paguajnë TVSH pritet të jetë beteja e radhës e sistemit fiskal. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Artur Papajani, thotë se nga investigimi tatimor janë zbuluar rreth 3500 biznese me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë në vit dhe që sigurisht kanë raportuar më pak. Statusi i tyre do të ndryshojë që në fillim të vitit tjetër. “Nga investigimi që kemi bërë del se nuk është reale shifra e deklaruar në deklaratat që biznesi i vogël solli në mars. Rreth 10% e tatimpaguesve të biznesit të vogël në gjithë Shqipërinë doli me xhiro mbi 2 milionë lekë. Pas investigimeve në gjithë territorin dolën të paktën 3500 subjekte që janë kontingjente gati për të kaluar në biznes të madh, të cilët nga investigimet tona e kanë kaluar atë shifër që kanë deklaruar në pushtetin lokal me 2-3 milionë lekë xhiro”, - tha Papajani. Por ky rezulton të jetë vetëm fillimi. Ndryshimi radikal do të vijë pas përgjysmimit të pragut që një biznes të përfshihet në TVSH nga 8 në 4 milionë lekë. “Ne i kemi propozuar ministrit të Financave uljen e këtij pragu, pra për ta përgjysmuar këtë prag, thjesht nga fakti që sistemi fiskal e pranon një përgjysmim të tillë dhe kapacitetet tona janë plotësisht të afta për t’i administruar këto”, - tha Papajani. Kreu i tatimeve ka dhënë përgjigje edhe për listën e bizneseve VIP të përfshira në procedurat e falimentimit: “Gjykata është ajo që do të marrë vendimin, por administrata tatimore në këtë rast thjesht ka zbatuar një kërkesë ligjore që është taksative, e detyrueshme për administratën. Madje ka dhe një masë represive ndaj administratës, po në të njëjtin nen, pika e fundit që, në rast se nuk e zbaton këtë, atëherë ajo penalizohet”.