E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri dhe Mediu i gjejnë mik presidentit TopiNga Antena brenda familjesSandri e kaloi dje gjithë ditën duke u marrë me Fatmir Mediun. Ky i fundit kërkon doemos t’i mbyllë gojën gjithkujt që flet keq për të këto ditë. Sandrit i ka dhënë detyrë të mer

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri dhe Mediu i gjejnë mik presidentit TopiNga Antena brenda familjes

Sandri e kaloi dje gjithë ditën duke u marrë me Fatmir Mediun. Ky i fundit kërkon doemos t’i mbyllë gojën gjithkujt që flet keq për të këto ditë. Sandrit i ka dhënë detyrë të merret me hollësi me çdo gazetar që tenton të thotë që Mediu nuk duhet dekretuar këto ditë.

E mori dje që në mëngjes në telefon.

- Sandri, ça bën vëlla? Ça ka ndonjë gjë?

- Hiç o figurë, mirë. Ja dhe ministër u bëre, ç’të të bëj më unë?

- Dëgjo vëlla, se nuk është aq e thjeshtë puna. Janë ca shkërdhata këta të PD, po ça t’i bëj doktorit unë. Se do flas dhe pak me Ridvanin pastaj. Shiko, se këta po ma gatuajnë gjithë këtë lojën. Duan të thonë sikur ka pas reaksion nga ambasada amerikane, sikur Topi nuk do ta firmosë, e të tjera si këto. Ata janë ca shkërdhata që e di unë se ç’duan, po ç’t’i bëj doktorit. Se dhe atë peticionin e mora vesh si e kanë bërë, kanë dashur të bëjnë aleat doktorin. Dëgjo vëlla, si t’ia bëjmë të fusim një lajm që Gërdeci ka shpërthyer nga një minë me sahat?

- Po s’kemi fakte mo figurë, po e themi këtë.

- Shiko, se ka në dosje një letër të tillë. Puna është si ta themi sot e nesër sa të kalojë, se pastaj kujt i plasi.

- Po për kë të themi që i ka vënë minat me sahat?

- Po futja, serbët, grekët, kush të duash...

- Jo grekët, jo, se na prishin punë, se i kemi dhe në qeveri. Po themi serbët.

- Po mirë, fute serbët, po mos i thuj atij Ilir Metës, se e ka fiksim ai që do të na i rregullojë marrëdhëniet me ta, dhe s’të lë.

- Hajt mo burrë, se s’i them atij, mos e ça kokën.

- Shiko Sandër, dua të ma bësh këtë, se unë s’e kuptoj ça kanë me mua vëlla, unë vetëm ndere kam bërë. Po dhe ky Bamiri ça ka mo burrë, unë mirë kam shkuar me të. Atëherë doktori s’donte ta bënte president, unë këmbëngula. Derisa s’u bë oficeri im, më mirë të bëhej ky. Ky është dhe mosmirënjohës mo burrë, nuk e di ç’ka me mua.

- Do përpiqem dhe unë pak, mos u mërzit, po s’besoj se kundërshton ai mo burrë. S’ka shumë bythë ai. Puna është si do shkojë imuniteti jot...

- Çfarë imuniteti? S’e heq më imunitetin unë. Pse, të tjerë hanë kumbulla, të tjerëve u mpihen dhëmbët. Po ma hoqi imunitetin, do kërkoj hetime të gjera pastaj për gjithë personat e përfshirë. S’ka, nuk i fal më. Ore, unë s’jam legen të nxjerr emrin e Shkëlzenit, se ne jemi njerëz. Të gjithë kemi fëmijë dhe fëmijët tanë mund të bëjnë ndonjë gjë nesër. Pse do t’ia nxjerrim njëri-tjetrit ne? Puna është si të mbrojmë njëri-tjetrin. S’e kuptoj ça na ka hipur ky sherr mo burrë. Ishim në rregull të gjithë, secili bënte punën e vet. Se këta të PD janë shumë legenë. Po ç’t’i bëj doktorit unë. Se, kur i takoj privatisht në tavolina, më thonë, s’ka njeri gjë me ty, po ti pse nuk e nxjerr Shkëlzenin? Po si ta nxjerr Shkëlzenin unë? Ja, sikur të ishte djali jot, pse do ta nxirrja unë? ǒjanë këta legenë kështu mo burrë?

- Po s’e hoqe imunitetin, mos e rruj fare për ata k…. Ata s’i pyet njeri fare. Ja, e bëri doktori qeverinë, as i pyeti fare. I thirri tre prej tyre një minutë para konferencës për shtyp, ua lexoi emrat dhe u tha janë shumë të mirë. Asnjë nga ata nuk foli. M’i dërgoi mua dhe Fevzos pastaj me sms. As që pyet ai për ata.

- E di mo burrë, po sidoqoftë duhet të kapim ndonjërin. Thuaji pak këtij Fevziut të pyesë me takt këtë ambasadorin amerikan se ai ka muhabet, a ka gjë me mua personalisht ai?

- Po jo mo burrë ça Fevziu, Fevziut po i kërkove këtë, të thotë: “Takova Hilari Klintonin, kur isha herën e fundit në Nju-Jork dhe më ka thënë që Mediu i ka punët mirë.” Shiko ndonjë tjetër se Fevziu nuk ndërhyn në nivele të tilla të ulëta.

- Po kujt t’i themi mo burrë? E kam hall, se më duket sikur më ka marrë për ters kot dhe ai. Ore, SHBA më ka borxhe mua, se unë u kam hapur dyert, sa herë kanë dashur. Po e kam bërë për shoqëri mo burrë. Ça punësh kanë pas, ua kam mbaruar. Po jo vetëm atyre mo burrë, të gjithëve. Më gjej një që s’i kam mbaru punë...

- Jo mo, e thonë të gjithë këtë që ke mbaruar punë. Po kjo ministria s’ka dhe shumë lekë më duket...

- Po do ketë mo burrë, po hajt mos u mërzit, puna është sa të marr dekretin. Se do hapim një projekt për pastrimin e mjedisit në Gërdec, ka pará sa të duash, se jep gjithë bota për të. Dhe unë e njoh mirë aty sa dëm është bërë dhe çfarë është ndotur. Kështu që do kesh lekë sa të duash. Bëjmë spote, bëjmë aktivitete, ja, ti do t’i bësh të gjitha. Po shiko pak mos ma fut këtë lajmin që Gërdeci është hedhur në erë me bombë me sahat nga serbët, se më bën pak punë, hë vëlla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›