E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipotekat, Basha: 124 objekte do regjistrohen në Bashki

TIRANË-Objektet, kryesisht pallatet e ndërtuara në Tiranë do të pajisen së shpejti me leje regjistrimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha bëri të ditur sot se nënshkroi një dokument të rëndësishëm që lejon pajisjen me leje regjistrimi nga Bashkia të 124 objekteve të ndërtuara nga firma ndërtimit të ndryshme. Kjo procedurë është në vazhdën e nismës së bashkisë për pajisjen e qytetarëve me hipoteka të apartamenteve që kanë blerë.

“Sot para jush unë do të nënshkruaj përfundimin e këtij procesi dhe kërkoj pajisjen e këtyre 124 objekteve me lejen e regjistrimit, duke hapur rrugën për tapitë e pronave të qytetarëve”, heksoi Basha.

Basha tha se ky ishte në ndër hapat që Bashkia po hedh për të realizuar premtimin për mijëra qytetarëve për pajisjen e pronave të tyre me hipotekat e munguara.
“Ne do të mbajmë premtimin për disa mijëra banorë të Tiranës që hipotekimi për ta është proces i rëndësishëm. Memorandiumi që kemi nënshkruar si Bashki me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Trasporteve do japë efektet. Do mbajmë sytë hapur për të parë se këto objekte do bëhen me hipoteka. Hipoketa është proces i i papërfunduar, një problem social. Mungesa e letrave të pronësisë ka sjellë mungesën e përdorimit të qytetarit ndaj pronës së tyre. Këta qytetarë janë angazhuar për të blerë pronën e tyre, por janë privuar nga e drejta për ta zotëruar këtë pronë në mënyrë ligjore”.

Sipas Bashës, këto 124 objekte nuk përfaqësojnë tulla dhe llac, por i japin pronësinë e munguar qytetarit dhe kanë dhe vlerë likuiditeti.

Kryetari i Bashkisë tha se lejet e munguara të regjistrimit gjatë gjithë kësaj kohe ndaj objekteve ka qënë një shkelje, neglizhencë dhe mungesë vëmendjeje e pushtetit lokal, duke patur parasysh drejtimin e Bashkisë nga socialistët.

Më tej Basha theksoi se faza e dytë e hipotekimit pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa e treta ka të bëjë me vakuumin.

Kryebashkiaku Basha tha se, në fazën e dytë të procesit të hipotekimit përfshihet aplikimi nga ana e qytetarëve dhe kryerja e pagesës për marrjen në dorë të tapisë së shtëpisë së tyre.
“Objektet të shtrira në të gjithë territorin e Tiranës. Deri në fund të vitit do të përfundojë edhe faza e dytë dhe në mbledhjen e 10 Nëntorit Këshillit Bashkiak do t’i kërkohet të votojë për përshpejtimin procesit”, sqaroi Basha.

“Faza e trete, kemi të bëjmë me një vakuum. Ndërtuesit ose janë larguar nga vendi ose kanë falimentuar ose kanë vdekur dhe nuk firmosin dokumentat. Dhe ne këtu do mbyllim këtë vakuum. Kjo Fazë është më pak komplekse kërkon resurse njerëzore duhen persona që këkojnë vëmendje. Kurse procesi i përfundimit të hipotekimit, mbyllet në hipotekë”, tha Basha.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Hipotekat, Basha: 124 objekte do regjistrohen në Bashki

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›