Kapen me armë pa leje, dy në pranga
SHKODËR Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe të zjarrit”. Gjon Binaku 20 vjeç, banues në fshatin Berishë të Pukës, është ndaluar në Vaun eDejës të rrethit Shkodër, pasi në bazë të informacioneve të marra, ky shtetas u kap në flagrancë tek qarkullonte me një armë zjarri pistoletë e tipit ‘TT’, të cilën e mbante me vete pa leje. Ndërsa nga shërbimet e policisë në Malësinë e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Anton Gjergj Narkaj, vjeç 21, banues në fshatin Bratosh, komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, në vendin e quajtur Bajzë, komuna Kastrat, është kapur në flagrancë me një armë të ftohtë thikë në brez, e cila ishte e futur brenda një këllëfi, që pas ekzaminimeve kriminalistike kategorizohet si armë e ftohtë.