E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, prishen 28 objekte pa leje në Belësh

ELBASAN - Në kuadër të një aksioni të organizuar në bashkëpunim me forcat e rendit, Inspektoriati i Ndërtimit ka bërë dje shkatërrrimin e duke bërë 12 objekteve pa leje, në qytetin e Belëshit. Faza e parë e prishjeve ka filluar me shtesa nëpër pallate , garazhdet apo dyqanet që kanë zënë territoriet publike që pas viteve '90. Kreu i Inspektoritatit Ndërtimor, Kujtim Hazbiu, ka deklaruar se "aksioni ka nisur në qytetin turistik të Belshit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë qarkun". Më tej ai shton se "ndaj objekteve pa leje nuk do të ketë asnjë tolerancë". Në Belësh, i cili njihet si qytetza që ka më shumë ndërtime pa leje në rshkallë qarku janë prishur dje 12 objekte pa leje." Belshi është një qytet turistik dhe meriton vëmendjen e duhur. Pikërisht, dhe ne e nisëm aksionin nga kjo zonë e mrekullueshme, për të bërë të mundur qe Belshi të jetë në listën e qyteteve të vizitueshme. Qytetarët deri më tani nuk kanë rezistuar, madje ata janë bërë bashkëpuntorët tanë, duke ndihmuar në shembjen e tyre. Kjo tregon se ata janë të ndërgjegjësuar ndaj aksionit tone dhe se duan një qytet sa më të pastër e bashkëkohor",- shtoi Hazbiu për "Gazeta Shqiptare". Edhe pse ishin lajmëruar me kohë për shembjen e këtyre ndërtimeve pa leje, qytetarët nuk e kishin marrë seriozisht këtë lajmërin. Mësohet se pas disa ditësh do të nisë edhe shembja e lokaleve që janë ndërtuar në brendësi të liqenit apo buzë tij. Por në shembjen e tyre do të jetë i pranishëm edhe Insketoriati Kombëtar i Ndërtimit. Në aksionin e ditës së parë të ndërtimorëve, ishin dhe forcat e rendit, por s´qe e nevojëshme ndërhyrja e tyre.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›