E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Anglishtja në 2013, provim i detyruar

TIRANË- Ministria e Arsimit bën me dije se përveç matematikës dhe letërsisë, në vitin 2013 si provim i detyruar i Maturës Shtetërore do të jetë dhe gjuha angleze.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj pranon se njohuritë e anglishtes në shkollat e zonave rurale janë problematike, por ndërkohë ka vlerësuar një rritje të gjuhës angleze si zgjedhje e maturantëve në provimet e maturës.

Këtë deklaratë ministri Tafaj e bëri gjatë një takimi me nxënës të shkollës së mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë, të cilët u çertifikuan për TOEFL, projekt i mbështetur nga Ambasada amerikane.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i pranishëm në këtë ceremoni nga ana e tij nxiti të rinjtë të rrisin përgatitjen akademike për të përballuar konkurrencën.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›