E Diel, 1 Nëntor 2026

Refreni i pritshëm i socialistëve vlonjatë: “Goodbye Edi - Lamtumirë armët e Gramozit”

Goodbye Edi. Lamtumirë, ish-kryetari i PS-së. Rrëzohet Edi. Treni i fundit i Edit ka përfunduar nëpër ferra. Mbyllet kështu kapitulli me kryetarë socialistë që marrin partinë e ish-komunistëve, duke e drejtuar atë nëpër udhë e shtigje të panjohura, përgjatë viteve tranzicionit duke mos i dhënë asaj ende tiparet e një partie evropiane. është vetë baza e partisë së socialistëve shqiptarë që po pëlcet kundër kryetarit të vet. Ishte një zë që nuk mbeti i vetmuar dhe pa përkrahje nëpër shkretëtirë si Blushi, sepse guxoi Malaj, Islami, kryetari i socialistëve të Shkodrës, kreu i Lushnjës... E kush pritet nesër dhe në ditët në vijim që të kërkojë një gjë që dihet, divorcin me Edin? Goodbye Edi, s’kam më kthim prapa. Lamtumirë Edi! Të gjithë kërkojnë të lajmë duart shpejt nga Edi. I vetmi nga ushtarët e fundit që ende rri në llogore me armët ngrehur është Gramozi, ish-sekretar i PPSH-së së Tepelenës, që zbriti në Tiranë në fillim demokracia, njeriu që ka mbetur ende në atë llogore si ai ushtari japonez ende në front, se paska mësuar ende lajmin se Edi ra nga partia. Nuk e ka mësuar apo tipi i tij fshatares ende kërkon që të mbahet kalaja  me kërcënime. Po Vlora a do të kërkojë dorëheqjen?

Vlora nuk e pranoi e para Edin, madje duhet thënë se kryetari i sotëm i bashkisë së Vlorës mezi e njohu Edin si kryetar partie. Dashuritë mes tyre lindën më vonë, në kohë më të çuditshme. është koha që edhe PS-ja e Vlorës t’i japë udhët Edit, kur në horizont janë shfaqur kandidatë për kryetarë të saj edhe deputetë nga Vlora. Nëse nuk e kapin frontin e parë, është në nderin e socialistëve dhe të drejtuesve të Vlorës që të kërkohet distancoimi nga Edvini. Fakti tjetër që për Vlorën mbetet më adekuat, është se gjysma e PS-së së Vlorës ose krahu i Nanos që krijoi PS91 me dhjetëra anëtarë qëndrojnë larg PS dhe pushtetit vendor. Nuk janë pak, por janë figura të cilët kanë qenë në këtë qytetet kryetar qarqesh, nënkryetar PS, drejtorë spitalesh, kthim pronash, kryetar forumi rinor të PS, e gjithë kjo pjesë e anëtarësiës së PS është ende larg dhe mezi pret shporrjen e Edit, i cili i largoi nga partia ku ata kishin investuar jo pak. është ora që PS e Vlorës t’i thotë “Goodbye Edi, lamturmirë armët  e Gramozit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›