Kryeministri Thaçi merr pjesë në samitin e Dubrovnikut

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Hashim Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviç dhe me kryeministren Jadranka Kosor.
Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës të tjerë të këtij samiti. Në Samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.